Video

17/03/2014 16:25:29

17% tė papunė nė tre muaj

Nė 3-mujorin e 4-t 2013, nė Shqipėri, 58,4 % e popullsisė nė moshė pune ishte aktive nė tregun e punės, e punėsuar ose nė kėrkim aktiv tė njė pune, 48,5 % e popullsisė nė moshė pune ishte e zėnė nė punė, 28 % e tė rinjve ekonomikisht aktivė tė moshės 15-29 vjeē ishin tė papunė, 17,9 % e popullsisė ekonomikisht jo-aktive e moshės 15-64 vjeē ishin tė papunė tė dekurajuar






TIRANE - Gjatė tremujorit tė katėrt 2013 nė Shqipėri, shkalla e papunėsisė pėr popullsinė nė moshė pune 15-64 vjeē llogaritet 17%, sipas INSTAT-it.
Sipas vlerėsimeve nga Anketa Tremujore e Forcave tė Punės (ATFP) numri i tė punėsuarve nė moshat 15-64 vjeē ishte 922.840 persona, ndėrsa personat e papunė tė moshės 15-64 vjeē arriti 189.230 persona.

Sipas kėsaj ankete, nė 3-mujorin e 4-t 2013, nė Shqipėri, 58,4 % e popullsisė nė moshė pune ishte aktive nė tregun e punės, e punėsuar ose nė kėrkim aktiv tė njė pune, 48,5 % e popullsisė nė moshė pune ishte e zėnė nė punė, 28 % e tė rinjve ekonomikisht aktivė tė moshės 15-29 vjeē ishin tė papunė, 17,9 % e popullsisė ekonomikisht jo-aktive e moshės 15-64 vjeē ishin tė papunė tė dekurajuar.

Krahasuar me tremujorin e tretė 2013, shkalla e papunėsisė u rrit me 0,1 pikė pėrqindje. Shkalla e pjesėmarrjes nė forcat e punės nė tremujorin e katėrt 2013, ishte 58,4 %, me njė ulje 0,3 pikė pėrqindje kundrejt tremujorit tė tretė, ndėrsa u vu re rritje e punėsimit pėr grup-moshėn e tė rinjve 15-29 vjec me 0,6 pikė pėrqindje.

Sipas Anketės, ky tregues ishte 47,6 % pėr femrat dhe 70,3 % pėr meshkujt, ku krahasuar me tremujorin e tretė, pjesėmarrja e femrave nė tregun e punės u ul me 1,3 pikė pėrqindje, ndėrsa pėr meshkujt u rrit me rreth 1,0 pikė pėrqindje. Gjatė tremujorit tė katėrt 2013 shkalla e pjesėmarrjes nė forcat e punės pėr tė rinjtė e moshės 15-29 vjeē ishte 38,9 % ndėrsa pėr popullsinė 30-64 vjeē ishte 69,4 %.

Pėr popullsinė nė moshė pune (15-64 vjeē) u vu re rėnie nė shkallėn e punėsimit nga 48,8 % nė tremujorin e tretė nė 48,5 % nė tremujorin e katėrt 2013. Pėr tė rinjtė e moshės 15-29 vjeē gjatė tremujorit tė katėrt 2013 shkalla e punėsimit ishte 28 % dhe pėr popullsinė 30-64 vjeē, ishte 60 %. Krahasuar me tremujorin e mėparshėm u rrit me 0,6 pikė pėrqindje shkalla e punėsimit tė tė rinjve.

Krahasuar me tremujorin e mėparshėm, punėsimi nė tremujorin e katėrt 2013 ra lehtė me 0,6 %, ku kontributin kryesor e dha sektori i ndėrtimit. Nė terma vjetorė tkurrja e punėsimit nė kėtė sektor vlerėsohet 25 %. Ndryshe ndodhi me industrinė pėrpunuese, ku nė tremujorin e katėrt, punėsimi u rrit me 1 % krahasuar me tremujorin e tretė duke zėnė 8 % tė punėsimit total.

HermesNews - ©2014