Video

13/03/2014 13:53:05

Polemika pėr ''Ditėn e Verės''

''Dita e Verės ėshtė pushim zyrtar, por dhe pse ka nė fuqi njė vendim tė tillė, Edi Rama u ka kėrkuar shkollave, qė tashmė i ka tė gjitha nėn kontroll partiak, qė tė mbushin nesėr radhėt e eventit tė tij''






TIRANĖ - Partia Demokratike akuzoi tė enjten kryeministrin Edi Rama se po shkel vendimin e qeverisė pėr Ditėn e Verės, duke urdhėruar shkollat nė Tiranė qė tė thėrrasin nxėnėsit nesėr nė aktivitetin e planifikuar, edhe pse ėshtė pushim zyrtar. “Dita e Verės ėshtė pushim zyrtar, por dhe pse ka nė fuqi njė vendim tė tillė, Edi Rama u ka kėrkuar shkollave, qė tashmė i ka tė gjitha nėn kontroll partiak, qė tė mbushin nesėr radhėt e eventit tė tij. Me kėtė pėrpjekje tė dėshpėruar, nė kohėn kur ai vetė dhe qeveria e tij kanė humbur mbėshtetjen e publikut, kur pakėnaqėsia dhe protesta kanė zėnė vend nė gjithė Shqipėrinė, Edi Rama kėrkon tė shfrytėzojė nxėnėsit e shkollave nė Ditėn e Verės, pėr t’u dukur se gėzon mbėshtetje”, deklaroi zėdhėnėsja e PD-sė, Laura Vorpsi. Sipas saj, me kėtė vendim, kryeministri Rama po shkel njė nga premtimet e tij elektorale, mė tė zėshmin nga ato, kur pėrbetohej se nxėnėsit dhe shkollat nėn qeverisjen e tij nuk do tė shfrytėzoheshin politikisht.



HermesNews - ©2014