Video

10/03/2014 11:53:38

Konkurenca po u merr frymėn farmacive nė Greqi

Bashkimi Panhelenik i Farmacistėve kundėrshton masat qė parashikohen tė merren nga kreditorėt e vendit pėr tė hapur kėtė sektor ndaj konkurencės






ATHINĖ - Farmacistėt nė tė gjithė Greqinė do tė fillojnė javėn me atė qė ata e quajnė njė grevė paralajmėruese qė do tė mbahet sot dhe nesėr si protestė ndaj njė projekti qė synon tė liberalizojė kėtė sektor, raporton Kathimerini online.

Bashkimi Panhelenik i Farmacistėve i kundėrshton masat qė parashikohen tė merren nga kreditorėt e vendit pėr tė hapur kėtė sektor ndaj konkurencės duke ndryshuar rregullat aktuale ku farmacistėt mund tė operojnė sipas njė farė lirshmėrie, madje duke vendosur vetė se nė cilat orare tė qėndrojnė hapur.

Bashkimi i Farmacistėve ka pėrsėritur vazhdimisht se liberalizimi i farmacive do tė godasė bizneset e vogla tė hapura individualisht nga farmacistėt, pėrballė konkurencės sė rrjeteve zinxhir tė farmacive tė mėdha.

Bashkimi i Farmacisteve deklaroi se kjo protestė qė do tė mbahet sot dhe nesėr ėshtė vetėm fillimi i njė reagimi ndaj kėtyre masave, tė cilat, pėr mė tepėr, pėrfshijnė dhe njė projekt qė tė lejojė supermarketet e tė gjithė vendit tė shesin ilaēe.

HermesNews - ©2014