Video

09/03/2014 06:22:15

Schivo. Gjendet kufome pa koke

Karabinieret do te bejne testin e ADN-se per ta identifikuar





ITALI - Vazhdojne ende hetimet pa asnje sukses nga karabinieret e zones se Iglesias ne lidhje me gjetjen e kufomes pa koke ne brigjet e Scivos ne Sardenje. Teksa vijne edhe njoftime per zhdukje te tjera grash ne zona te tjera te ishullit me pershkrime te njejta si ajo e kufomes pa koke te gjetur ne plazh, sot eshte testuar edhe nje tjeter piste hetimi. Eshte verifikuar hipoteza e hedhur se trupi mund t’i perkase Giovanna Piras, 54 vjecare nga Assemini, e zhdukur 13 janarin e kaluar. Kete mengjez, familjaret e viktimes kane pare disa here foton e treguar nga policia, por problemi qendron se ata nuk kane njohur veshjet e kufomes.Qendron tashme ideja qe te behet testi i ADN-se per nje zbulim te sakte.

Edison Myrteza