Video

07/03/2014 15:31:32

58 raste me AH1 nė gjithė vendin

Nė njė deklaratė pėr mediat, ISHP bėn tė ditur se numri i rasteve tė identifikuara laboratorikisht me infeksion nga virusi pandemik AH1 ėshtė 58 nė tė gjithė vendin






TIRANĖ - Instituti i Shėndetit Publik publikoi sot tė dhėna tė reja nė lidhje me situatėn e gripit nė vend.

Nė njė deklaratė pėr mediat, ISHP bėn tė ditur se numri i rasteve tė identifikuara laboratorikisht me infeksion nga virusi pandemik AH1 ėshtė 58 nė tė gjithė vendin, AH3 48, ndėrkohė qė nga 640 mostra tė dyshuara pėr grip, vetėm nė 106 prej tyre ėshtė izoluar virus i gripit.

“Duke filluar nga muaji Tetor 2013 e deri mė sot janė raportuar 151 raste me sindromė tė rėndė respiratore, prej tė cilėve, vetėm 16 (8 H1 dhe 8 H3N2) rezultojnė pozitivė pėr virusin e gripit. “Bazuar nė tė dhėnat e sistemit tė survejancės epidemiologjike ALERT (*Albanian Epidemiologic Report Tool*) dhe virologjike SENTINEL nė lidhje me situatėn gripale nė vend, deklarojmė se nė Shqipėri ekziston njė gjendje me intensitet mesatar tė qarkullimit tė virusit tė gripit, me prirje rritėse deri nė kėtė fund Shkurti”, deklaron ISHP.

Sipas tė dhėnave tė survejancės tė sistemit ALERT rezulton se numri i pėrgjithshėm i infeksioneve tė sipėrme dhe tė poshtme respiratore, *pavarėsisht nga shkaku*, ėshtė rreth 16500, ose rreth 5% mė shumė raste se e njėjta periudhė e vitit tė kaluar.

HermesNews - ©2014