Video

07/03/2014 13:06:16

Humbet per dy jave ne shkretetire

Mbijeton duke ngrene insektet e shkretetires




AUSTRALI- Nje i ri gjerman i cili kishte humbur ne nje rajon te pabanuar ne brendesi te Australise, ka mbijetuar per dy jave duke ngrene insekte. Kjo eshte bere e ditur nga policia. Daniel Dudzisz, 26 vjec, ishte zhdukur qe nga mesi i shkurtit teksa ishte duke kaluar me kembe ne Outback, mes fshatit Windorah dhe Jundah, nje rajon 90 kilometra ne qender te Queensland.

Eshte gjetur mbremjen e djeshme nga nje motociklist, ndersa ka arritur me pas te tregoje se ka ngelur i bllokuar nga era e forte dhe stuhia e reres. Ka kaluar te gjitha parashikimet dhe ka arritur te mbijetoje duke ngrene insekte te cilat gjendeshin perreth, mjaft te pasura me vitamina.

Sipas policise, “ne momentin qe djaloshi eshte paraqitur ne polici nga motociklisti i cili e kishte gjetur, kishte shume uri, por ndodhej ne gjendje te mire dne nuk ka patur nevoje per kure mjekesore”. Djaloshi ka theksuar se “serisht do te vazhdoje udhetimin e tij me kembe neper shkretetire”.

Edison Myrteza