Video

05/03/2014 17:34:10

Georgio Napolitano nderohet me ''Flamurin Kombėtar''

''Presidenti i Republikės, Bujar Nishani i jep Shkėlqesisė sė tij, Giorgio Napolitano dekoratėn e Flamurit Kombėtar pėr rolin e jashtėzakonshėm si politikan me karrierė tė gjatė e tė pasur, me kontribut e ndikim tė madh nė politikėn italiane''






TIRANĖ - Presidenti i Republikės Italiane, Giorgio Napolitano u nderua sot nė njė ceremoni zyrtare nė Tiranė me “Dekoratėn e Flamurit Kombėtar”, akorduar nga Presidenti i Republikės, Bujar Nishani.


“Presidenti i Republikės, Bujar Nishani i jep Shkėlqesisė sė tij, Giorgio Napolitano dekoratėn e “Flamurit Kombėtar pėr rolin e jashtėzakonshėm si politikan me karrierė tė gjatė e tė pasur, me kontribut e ndikim tė madh nė politikėn italiane, nė forcimin e marrėdhėnieve mes Italisė dhe Shqipėrisė nė mbėshtetjen qė ajo i ka dhėnė vendit e popullit tonė gjatė periudhės kalimtare pėr realizimin e reformave demokratike, si avokate e integrimit euroatlantik, si dhe pėr pritjen bujare e trajtimin dinjitoz tė emigrantėve shqiptarė”, thuhet nė motivacionin e dekorimit akorduar nga Kreu i Shtetit, i cili i dorėzoi presidentit Napolitano dekoratėn e lartė.ceremonia e dekorimit (3)

Ceremonia zyrtare nė Pallatin e Brigadave, vijoi mė pas me nderimin pėr Presidentin Nishani, tė cilit, homologu italian, Napolitano i dorėzoi personalisht nderimin mė tė lartė italian, Urdhėrin e Meritės sė Republikės, “Gradėn e Kalorėsit tė Kryqit tė Madh”, i vlerėsuar me Dekoratėn e Kordonit tė Madh.

“Kjo dekoratė italiane i jepet nė njohje tė meritave tė veēantė Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bujar Nishani, si dhe pėr tė shenjuar mė tej lidhjet e ngushta tė miqėsisė e bashkėpunimti mes dy vendeve e popujve tanė, tė konfirmuara edhe gjatė kėsaj vizite shtetėrore”, thuhet nė motivacionin e dekorimit.

Nė vijim tė qėndrimit nė Tiranė, Presidenti Napolitano do tė takohet dhe me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, ndėrsa nė orėt e pasdites ai do t’i drejtohet parlamentit shqiptar me njė fjalė pėrshėndetėse.

HermesNews - ©2014