Video

05/03/2014 16:53:12

Rama pret Giorgio Napolitanon

Nė takim u vlerėsua roli e kontributi i Shqipėrisė nė rajon, pėr tė cilin Kryeministri Rama nėnvizoi se 100 vjet pas fillimit tė Luftės I Botėrore, Ballkani jeton njė situatė cilėsisht tė ndryshme






TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Italisė, Giorgio Napoletano, nėnvizuan nė takimin e pėrbashkėt sot nė selinė qėndrore tė Qeverisė se, miqėsia mes dy popujve, qė i bashkon jo vetėm afėrsia gjeografike, por edhe afėrsia kulturore dhe interesa tė pėrbashkėta si dy vende fqinje, pėrbėn njė bazė tė fortė pėr avancimin e bashkėpunimit dypalėsh.

Gjatė bashkėbisedimit me kreun e shtetit italian, tė cilin e konsideroi si mik tė shqiptarėve, Kryeministri Rama theksoi se mbi kėto themele dhe konsiderimin e Italisė njė partner kyē, ndėrmori disa vizita nė Itali, me fokus rritjen e shkėmbimeve tregtare dhe shtimin e investimeve italiane nė Shqipėri.

Nė takim u vlerėsua roli e kontributi i Shqipėrisė nė rajon, pėr tė cilin Kryeministri Rama nėnvizoi se 100 vjet pas fillimit tė Luftės I Botėrore, Ballkani jeton njė situatė cilėsisht tė ndryshme. Perspektiva e pėrbashkėt europiane e Ballkanit, u shpreh Kryeministri, sot ėshtė e qartė dhe mė e afėrt. Ndonėse, theksoi ai, kjo kėrkon edhe marrjen e pėrgjegjėsive tė reja pėrballė sfidave tė reja qė kanė tė bėjnė me zhvillimin e prosperitetin e rajonit.

HermesNews - ©2014