Video

04/03/2014 19:12:57

Mė pak afėr Lulzim Bashės se PDsė

Do doja t’i sugjeroja partisė time qė moraliteti ėshtė diēka e cila nuk ėshtė as demodé as anakronike. Kjo vlen pėr gjithė klasėn politike. Mė shumė se kurrė opozita duhet shfaqur me vlera morale, tė jetė pėrfaqėsuesi i qytetarėve, tė pėrcjellin integritet pėr interesat e mėdha kombėtare






HermesNews - Zonja Topalli, keni qenė shumė aktive nė Facebook si dhe nė Parlament ditėt e fundit nė mbėshtetje tė protestave tė shoferėve tė furgonėve. A ėshtė ky starti i tė bėrit opozitė ?

Ndoshta nuk do tė isha shumė dakord me ju. Para se tė niste sesioni parlamentar kam qenė aktive nė “Facebook”, si dhe nė jetėn parlamentare sepse politika ėshtė njė pasion, ėshtė pjesė e brendshme. Media sociale ėshtė kthyer nė njė fuqi globale, pa dashur tė ul vlerėn e asaj tradicionale. Nė mediat sociale i dėgjon tė gjithė. Por, ajo qė dashuroj ėshtė parlamenti dhe parlamentarizmi.

A ėshtė kjo nisja e tė bėrit opozitė nga ana juaj dhe qė paralajmėron se ju personalisht, do tė jeni njė opozitare e fortė nė tė ardhmen ?

Unė jam vetja ime dhe funksionoj bashkė brenda njė grupi parlamentar dhe mund t’ju them me bindje se ėshtė njė grup i mirė, ėshtė njė grup qė ka diskutime serioze pėr tema tė ndryshme. Sigurisht qė eksperienca e madhe si kryetare e parlamentit mė bėn tė di ēdo detaj, tė kuptoj ēdo veprim, tė reagoj pėr ēdo gjė qė nuk ėshtė ne dakord me ligjin. Thonė qė politikani mė i mirė ėshtė koha edhe kjo ėshtė mėse e vėrtetė.

LSI e ka ndihmuar nė qeverisje Partinė Demokratike, apo e ka dėmtuar ?

Nė zgjedhjet e 23 qershorit ėshtė shpėrblyer njė pjesė qeverisjes qė ishte nė katėr vitet e fundit dhe u dėmtua pjesa tjetėr e qeverisė qė ishte PD. Njė gjė pa sens. Rezultati i 23 qershorit vjen si pasojė e disa elementėve: e para konsumimi 8-vjeēar i qeverisjes sė djathtė. Pavarėsisht se vendi nuk kaloi nė recesion, qarkullimi i paktė i parasė si shkak i krizės i vendeve fqinje dhe sė treti segmente tė caktuara tė administratės tonė defektuan gjatė viteve tė fundit tė qeverisė. Segmente tė caktuara tė administratės menduan se detyra tė caktuara mund tė shėrbenin nė interesa tė tyre personale. Pas 23 qershorit, ish-kryeministri Sali Berisha dha dorėheqjen dhe ka pėrsėritur disa herė: Pėrgjegjėsia ėshtė e Sali Berishės dhe vetėm Sali Berishės. Tė gjithė ne e dimė qė nuk ėshtė pėrgjegjėsia e tij. Por e atyre zyrtarėve qė pas besimit tė Sali Berishės, e pėrdorėn duke mos menduar vetėm pėr interesat publike.

Por, njė pjesė e zyrtarėve sot janė tė deleguarit e kryetarit Basha nė qytete tė Shqipėrisė ?

Unė jam Jozefina Topalli, unė nuk jam njė tjetėr. Unė kam analizėn time dhe unė jam vetja ime. Tė gjithė atyre u pėlqen thėnia dhe amnistimi nė qoftė se njė burrė shteti mori vetėm pėr vete pėr tė amnistuar gjithė pjesėn e shtetit.

Ju keni pėrgjegjėsi pėr humbjen e Partisė Demokratike ?

Tė gjithė kemi pėrgjegjėsi. Pėrgjegjėsia ime ėshtė aq sa pėrgjegjėsia e njė parlamentari, qė s’ka qenė kurrė nė qeveri. Matja e kontributit tė ēdo individi ka tė bėjė me detyrėn qė ka dhe detyra e Jozefina Topallit ka qenė kryetare e Parlamentit. Sigurisht unė di tė mbaj pjesėn time tė pėrgjegjėsisė. Por do doja t’i sugjeroja partisė time qė moraliteti ėshtė diēka e cila nuk ėshtė as demodé as anakronike. Kjo vlen pėr gjithė klasėn politike. Mė shumė se kurrė opozita duhet shfaqur me vlera morale, tė jetė pėrfaqėsuesi i qytetarėve, tė pėrcjellin integritet pėr interesat e mėdha kombėtare.

E keni sulmuar Partinė Socialiste gjatė detyrės tuaj si kryetare e Kuvendit. Ndjeni pendesė apo i qėndroni asaj qė keni bėrė ?

Mbas Sali Berishės, Jozefina Topalli ka qenė target pėr tetė vite. Njerėzit bėjnė analizėn e tyre. Pėrtej historisė sė imazhit, humbin thelbin dhe substancėn. Nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme pėr njė kryetar Kuvendi sesa tė ēojė pėrpara axhendėn e parlamentit dhe parlamentarizmin. Aty Jozefian Topalli ka qenė shumė herė vetėm.

Ēdo tė thotė vetėm ?

Vetėm, sepse jo gjithmonė kam pasur kryetarin e grupit nė detyrėn e vet, dhe nė kėtė kuptim kam dashur tė mbroj tė tjerėt dhe socialistėt mund tė kishin tė drejtė.

Po z. Berisha qė merr fjalėn 1 orė. A ėshtė shkelje e rregullores ?

Jo, nuk ėshtė shkelur rregullorja sepse ėshtė njė praktikė parlamentare e adaptuar nga unė pėr zotin Ruēi. Sepse Z. Ruēi e ka marrė fjalėn nė ēdo kohė. Aq sa ka dashur. Nė kuptimin e kundėrshtarit politik unė vlerėsoj avokatinė qė ai i ka bėrė dhe vazhdon i bėn Partisė Socialiste. Por z.Meta personalisht, ka shkelur rregulloren. Ajo qė ka ndodhur nė 20 shkurt nė sallėn e seanca plenare, duke futur jashtė ēdo rregulli, ne shkelje tė tetė neneve tė rregullores, nė shkelje tė Kushtetutės, tė ligjit pėr ILDKP. Ai qoftė, qė ia lejon vetes. Nė 23 vite, kurrė, as Skėnder Gjinushi nuk ka guxuar tė ndėrmarrė njė vendim qė ka tė bėjė me shkeljen e njė vendimi tė vetė kuvendit tė Shqipėrisė. Rregullorja e Kuvendit nuk ėshtė kot, ėshtė Kushtetuta mbi tė cilin funksion parlamentarizmi. Nuk ka ndodhur kurrė tė mos mblidhet konferenca e kryetareve, te mos respektohen afatet dhe mbi te gjitha mosnjohja e vendimeve te legjislaturės sė kaluar se mua mė duhet ILDKP pėr arsye tė caktuara. Nė bazė tė kushtetutės, vetėm Presidenti I Republikės ka tė drejtė tė propozojė titullarin e ILDKP-sė. Ajo qė ka ndodhur nė 20 shkurt ėshtė gjeja me e rende. Dhe pėrgjegjėsia takon Ilir Metės si kryetar i Kuvendit. Ky parlament nė gjashtė muajt e fundit ėshtė kthyer nė noter tė qeverisė.

Ku po shkon vendi zonja Topalli ?

Vendi po shkon nė njė udhėkryq nė disa aspekte. Njė nga kuajt e betejės opozitare kėto ditė ėshtė dhe mbrojtja e tė nėpunėsve tė pushuar nga puna. Pra kemi nėpunės tė pushuar nga puna pėr t’u zėvendėsuar me tė tjerė. Por edhe kėta tė pushuar nga puna kur janė punėsuar kanė zėvendėsuar disa tė tjerė qė edhe ata u pushuan nga puna. A kemi tė bėjmė me njė cikėl zėvendėsimesh qė kondicionohet nga partia qė vjen nė pushtet dhe qė faktikisht nuk kemi tė bėjmė me mbrojtjen reale tė nėpunėsve tė shtetit ? Njė person kam hequr nga puna me urdhrin tim kur jam bėrė kryetare e Kuvendit dhe ishte drejtoresha e burimeve njerėzore. Por shumė tjerė kam marrė nė punė dhe nė qoftė se nuk kanė tregu eficencėn dhe integritetin e duhur, janė larguar nga puna. Njė kam hequr nga puna, tė tjerė kanė ndryshuar vendet e punės vetė. Po mund tė ketė tre katėr raste qė kam marrė nė punė. Kam shtuar vende pune. Por kjo ėshtė tipike e Ilir Metės, qė tė ikė mbi 30 % e administratės sė Kuvendi. Ėshtė rast i paprecedente nė kėto 23 vite.

Nė qeverisjen e PD ka pasur me lista 1, 2..100 iknin nga puna ?

Sigurisht qė edhe nė administratėn tonė ka patur problem. Ka pasur segmente qė defektonin, edhe duhej patur ndėrhyrje. Por te heqėsh persona qė punojnė prej 20 vitesh nė administratė kjo ėshtė shumė e rėnde. Dhe mos harro qė jemi ne 2013 e jo nė 2005. Janė vendosur garanci tė larta dhe standarde tė larta. Por qė tė marrėsh me lista nga 19 veta t’i hedhėsh poshtė. Nė 2005 nuk ishim vend i NATOS, vend i vizave tė liberalizuara.
Nuk ishim vend qė ecnim nė progres.

Por njė vend qė ėshtė anėtar i NATO-s nuk mund tė ndodhė njė ngjarje si ajo e 21 Janarit ?

Jam shumė dakord me ju, sepse po tė mos ishte 21 Janari, Edi Rama do tė bėnte mė keq se ē’kishte bėrė.

Po ju ēfarė do tė bėnit nė qoftė se nuk do tė ishim vend anėtar i NATO-s ?

Do zbatonim ligjin.

E zbatuat ligjin nė 21 Janar ?

Sigurisht.

Po pati katėr viktima ?

Pas pesė orėsh qė u sulmuam me tė gjitha format dhe hynė brenda oborrit tė kryeministrisė. Asnjė nuk bėn pyetjen “Si ka mundėsi qė tė parit qė i ndodhi tragjedia, Edi Rama dha urdhrin qė tė tėrhiqeshin?” Ėshtė njė ngjarje shumė e rėndė.

Si po organizohet Partia Demokratike ? A aspironi tė jenė njė nga liderėt kryesor tė PD me zgjedhjet e reja, apo do tė jeni njė deputete e thjeshtė ?

Mendoj se ka kohė pėr t’i dhėnė pėrgjigje pyetjes sė dytė. Pėrsa i pėrket pyetjes sė parė, mendoj se Partia Demokratike ėshtė njė forcė e jashtėzakonshme, e cila duhet tė pėrcjellė jo vetėm nė mesazhe, jo vetėm nė parlament , jo vetėm ne vendime. Sepse politika flet me vendime, fjalėt janė fjalė por vendimet janė vendime. Politikani i aftė, elitar ėshtė ai qė di tė marrė vendime. Qė tė marrėsh vendime duhet tė kesh kurajė. Politikani elitar ėshtė ai qė ka kurajė, integritetin dhe interesin publik mbi interesat e karriges, mbi interesat e pushtetit. Duket sikur ėshtė diēka idealiste dhe nuk ka shumė lidhje me Shqipėrinė. Por ky ėshtė problem ynė kryesor.

A ka krizė morale nė Partinė Demokratike ?

Partia Demokratike ka tė gjitha mundėsitė tė bėhet mbartėse e vlerave tė moralit e standardit. Kjo forcė e madhe politike qė ka nė qelizat e saj pėrveē vokacionit perėndimor, vlerat tė mėdha tė lirisė, tė interesave publike, ka mundėsi qė nė momentet e organizimit tė saj tė zgjedhė vlerat mė tė rėndėsishme tė cilat pėrcjellin identitetin tonė shqiptar dhe politikat e kėsaj force politike si qendėr e djathtė. Edhe nė artikulim, ne duhet tė flasim si njė force e qendrės sė djathtė. Ne duhet tė mbajmė tė fuqishėm pozicionin tonė nė spektrin politik si njė forcė e qendrės sė djathtė dhe e djathtė. Dhe si e tillė nė i qėndrojmė fuqishėm parimeve tona: shtet i vogėl, taksa tė ulėta, liberalizim tė vizave. Por sigurisht kjo, duke pasur nė majė tė piramidės integritetin dhe interesin qytetar mbi ēdo axhendė personale. Mendoj se PD i ka tė gjitha potencialet njerėzore pėr njė organizim dhe energji tė jashtėzakonshme brenda saj. Kam pasur shumė dėshirė qė proēesi i organizimit tė PD tė ishte mbyllur nė muajin dhjetor. Proēesi ėshtė shtyrė.

Pėrse ėshtė shtyrė proēesi ?

Nuk e di. Dhe kjo nuk i bėn mirė PD, nė situatat ku po jetojmė. Kur ekonomia po rrėshqet drejt rrokullisjes, ku shteti ligjor atakohet dhe ėshtė pika mė delikate e tė gjithė ecurisė sė kėsaj periudhe. Ku rendi ėshtė vetėm tritol dhe drogė, sigurisht qė ėshtė urgjencė, emergjencė qė Partia Demokratike tė organizohet me njė shpejtėsi tė madhe nė thelbin e saj pėr tė gjetur njerėzit me moral, identitet qė i pėrgjigjen kėsaj force politike tė jashtėzakonshme.

Cili ėshtė mendimi juaj pėr kryetarin e ri tė Partisė Demokratike Z. Basha ?

Z. Lulzim Basha ėshtė kryetari i ri i Partisė Demokratike. Ėshtė tjetėr gjė Partia Demokratike dhe tjetėr gjė ėshtė kryetari. Berisha ėshtė personaliteti qė rrėzoi diktaturėn. Ėshtė presidenti i parė i zgjedhur me zgjedhje tė lira, ėshtė lideri qė u kthye me votė, qė udhėhoqi proceset demokratike dhe ishte fryma e Partisė Demokratike.

Ju qatė kur dha dorėheqjen z. Berisha ?

Nuk ka rėndėsi. Pėr demokratėt, dorėheqja e z.Berisha ishte mė e rėndė se humbja e zgjedhjeve ne 23 Qershor. Kėtu mbyllet. Tani jemi nė opozitė.

Po ju pyes pėr z. Basha ?

Z. Basha nuk ėshtė Partia Demokratike. Partia Demokratike ėshtė shumė mė tepėr sesa kryetari.

Si po e bėn detyrėn z. Basha ?

Mendoj se opozita duhet tė ketė tre shtylla kryesore.

Z. Topalli si po e bėn detyrėn Z. Basha ?

Pyetni qytetarėt. Unė po ju them sesi duhet bėrė opozita. Duhet njė betejė e fuqishme nė Parlament, njė kontakt i pėrditshėm me qytetarėt. Dhe kjo e shoqėruar me protesta, siē thotė edhe z. Basha.

Z. Basha ka caktuar njė grup koordinatorėsh. A jeni dakord pėr kėtė mėnyrė riorganizimi i PD ?

Janė disa faza tė riorganizimit tė PD-sė. Dikujt i pėlqen ta quajnė qė kjo ėshtė pika zero, por nuk ėshtė. Regjistrimi i anėtarėsisė nuk bėhet pėr herė tė parė, ėshtė diēka pozitive qė duhej bėrė. PD duhet tė riorganizohet pėr shkak edhe tė situatės sė rėndė qė pėrjeton vendi sot.

Ju aspironi pėr tė qenė nėnkryetare e PD ?

Kjo besoj se nuk ka ndonjė vlerė pėr dėgjuesit. Ka shumė rėndėsi qė forca politike kryesore nė opozitė tė riorganizohet dhe tė ngrihet. Politikanėt tė ngrihen nė nivelin e ndėrgjegjes politike dhe shoqėrore tė qytetarit tė thjeshtė. Politikanėt tė reagojnė nė shpirtin e qytetarit tė thjeshtė. Kjo ėshtė themelore nė situatėn qė ndodhet sot ekonomia.

Nė kėto kushte, ju jeni e mendimit se z. Berisha duhet tė kthehet nė krye tė Partisė Demokratike ?

Z. Berisha ka dhėnė dorėheqjen. Unė nuk jam Z. Berisha, por jam Jozefina Topalli. Ai ka qenė i qartė nė vendimin e tij, por sot nė kushtet e rrokullisjes ekonomike, e rritjes sė papunėsisė, nė kushtet e zbritjes sė investimeve, nė kushtet kur po mbyllen bizneset, nė kushtet e tritolit, tė hapjes sė kanaleve tė drogės nga tė gjitha drejtimet, misioni dhe detyra e PD-sė ėshtė mė thelbėsore dhe jetėsore se asnjėherė tjetėr. Vendi ėshtė nė udhėkryq. Ky ėshtė alarm. Kjo ėshtė mungesė sigurie, ku askush nuk ėshtė i sigurt.

A duhet qė pėr hir tė kėsaj situate qė ju pėrmendni, PD tė bashkėpunojė me qeverisjen ?

Nėse ju mendoni se ne duhet tė mbėshtesim PS nė pėrjashtimin kolektiv qė u bėri tė gjithė drejtorėve pėrnjėherė, nuk po them qė tė gjithė janė tė korruptuar po kjo do tė thotė t’i hapėsh rrugėn krimit. Por fakti qė janė hapur kanale tė drogės ėshtė shumė mė e rendė se e para. Kjo tregon se pa mbėshtetjen e policisė, droga nuk mund tė kalojė kaq e sigurt nė Itali apo Greqi. Por kėtu ka njė bashkėpunim tė fuqishėm tė grupeve kriminale me pika tė caktuara tė qeverisė. Ndodh qė politikanė tė caktuara tė mbėshteten nė grupe tė tė fortėsh. Pėr here te parė nė njė numėr kaq tė madh janė grupet e tė fortėve.

Tė fortė ka vetėm mazhoranca ?

Shumica janė nė mazhoranca dhe nė PD nuk ka dhe nuk janė tė njohur si tė tillė.

Si ėshtė qeverisja e z. Rama nė kėto 6 muaj e gjysmė ?

Dėshtim total nė ēdo aspekt, nė ēdo fushė.

A ėshtė normal fjalori juaj, kur i thatė z. Rama se ai ėshtė mė i pafytyri ?

Natyrisht qė tė vėrtetat thuhen, e vėrteta ėshtė qė kjo qeverisje ėshtė e dėshtuar. Kanė kaluar 6 muaj. Nuk ka qeverisje qė ta nisė me depresion, qė tė bien tė ardhurat, qė tė rritet deficit, qė tė rritet krimi. Nė tre muajt e fundit tė qeverisjes sė PS, pasi e rritėn borxhin me aktin e parė normativ. Nga 62 % nė 68 % kanė paguar trefish nė pak nė investimet publike sesa ka paguar qeveria e Sali Berishės 1 vit mė parė. Pėrsa i pėrket rimbursimit tė TVSH-sė, ka paguar disa milion mė pak sesa kishte paguar nė tė njėjtėn periudhė Partia e Sali Berishės. Tė kalojmė tek ndihma ekonomike qė thonin na keni lėnė nė borxhe. Ka paguar nė pėrqindje mė pak se qeverisja e Sali Berishės. Qeveria Rama e ka ēuar nė 75 % borxhin.

Ēfarė duhet tė bėjnė shqiptarėt zonja Topalli ?

Shqiptarėt po bėjnė mė shumė se ēfarė njė njeri mund tė mendojė. Protesta e 20 shkurtit ishte protesta e qytetarėve.

Pėrse ?

Sepse mbas pesė muaj qeverisjeje nuk mund tė ketė kurrė protestė. Po kurrė njė qeveri nuk mund tė mbledhė kaq shumė pakėnaqėsi, revoltė.

Por ju ishit organizatoret e protestės ?

Jo, nuk ėshtė organizim i Partisė Demokratike. Ėshtė reagim i qytetarėve qė nuk pranon ketė sjellje nga ana e qeverisė. Partia Demokratike ėshtė nė organizim pėr veten e vet.

Pėrse nuk folėt nė mitingun e 20 Shkurtit ?

Kjo nuk ka asnjė rendėsi. Folėn qytetarėt. Dhe pjesėmarrja e qytetarėve nė miting ėshtė njė paralajmėrim i fortė pėr qeverinė Rama. Unė uroj qė tė jenė aq tė pėrgjegjshėm sa tė kuptojnė. Qeveria Rama nė planin ekonomik, nė planin e sigurimi, nė planin e integrimit po na ēon nė njė dėshtim total.

Si po qeveris e majta ?

Ju thashe me lart. Krimi eshte ne rruge, ne Rimini u kapen 2 tone droge dhe

Po Lazaratin e bete ju zonje ?

Une quhem Jozefina Topalli.

Por ju ishit pjese e qeverisjes se PD. Ka njė akuza pėr ju pėr 70 milionė lekė tė reja shpenzime pėr dieta nė Kuvend ?

Tė gjitha shpenzimet e Jozefina Topallit, pėr dietat nuk shkojnė mė shumė se 13-17 mijė euro nė vit. Edhe kjo shifėr qė unė ju dhashė mund tė jetė e tepruar.

* Intervista ėshtė dhėnė pėr gazetarin Roland Qafoku nė emisionin Debati nė Channel One

HermesNews - ©2014