Video

04/03/2014 09:17:58

Putin, tėrheq disa trupa. Krimea ende nė duart e rusėve

Komandanti i pėrgjithshėm i forcave tė armatosura ruse, presidenti Vladimir Putin, urdhėroi trupat dhe njėsitė qė marrin pjesė nė pėrgatitjet ushtarake qė tė kthehen nė bazat e tyre tė pėrhershme






(09:49) Kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk deklaroi se republika autonome e Krimesė do tė mbetej territor ukrainas dhe se Rusia ka kryer njė agresion tė paarsyeshėm, thuhet nė faqen e internetit tė gazetės gjermane ”Bild”. Nė njė intervistė pėr gazetėn mė tė shitur gjermane, Jaceniuk deklaroi se Ukraina asnjėherė nuk do tė hiqte dorė nga Krimeja. “Fqinjėt tanė rusė kryen njė agresion tė paarsyeshėm nė territorin tonė kombėtar. Republika autonome e Krimesė ka qenė, ėshtė dhe do tė mbetet territor ukrainas”, theksoi Jaceniuk.

MOSKĖ - Presidenti rus Vladimir Putin urdhėroi, papritur, trupat ruse qė po kryenin stėrvitje ushtarake qė prej tė mėrkurės sė kaluar, qė tė tėrhiqen nė bazat e tyre, njoftoi dje zėdhėnėsi i Kremlinit, Dmitri Peskov. “Komandanti i pėrgjithshėm i forcave tė armatosura ruse, presidenti Vladimir Putin, urdhėroi trupat dhe njėsitė qė marrin pjesė nė pėrgatitjet ushtarake qė tė kthehen nė bazat e tyre tė pėrhershme”, deklaroi Peskov. Putin kishishte urdhėruar tė mėrkurėn e kaluar kryerjen e pėrgatitjeve tė trupave tė njėsive ushtarake tė perėndimit, njė teritor shumi i gjerė nė kufij me Ukrainėn, Bjellorusinė, vendet balltike, Finlandėn dhe Arktikun, dhe njėsitė ushtarake tė qendrės, pėr tė verifikuar aftėsitė e tyre nė luftim. Ky operacion do tė zgjaste deri nė 3 mars dhe mobilizoi 150 mijė ushtarė.

HermesNews - ©2014