Video

03/03/2014 19:17:08

Ukraina nuk prek zonėn Euro

Draghi, ''nė planin financiar dhe ekonomik, shkėmbimet e zonės euro me Ukrainėn, janė tė dobėta. Pra, pasoja ekonomike do tė jetė relativisht e kufizuar''






FRANKFURT - Kriza nė Ukrainė mund tė prekė zonėn euro pėrtej lidhjeve ekonomike qė mban aktualisht me kėtė vend, qė janė tė dobėta, u shpreh sot presidenti i Bankės Qendrore Europiane (BQE) Mario Draghi. ”Nė planin financiar dhe ekonomik, shkėmbimet e zonės euro me Ukrainėn, janė tė dobėta. Pra, pasoja ekonomike do tė jetė relativisht e kufizuar”, deklaroi ai.”Megjithatė, dimensioni gjeopolitik i kėsaj situate ėshtė krejt ndryshe. Ai mund tė ketė njė forcė dhe aftėsi pėr tė prekur ngjarjet qė mund tė shkojnė pėrtej lidhjeve aktuale dhe tė dhėnave statistike”, shtoi Draghi gjatė njė seance dėgjimore pėrpara Komisionit tė ēėshtjeve ekonomike dhe monetare tė Parlamentit Evropian, e transmetuar nė faqen e tij tė internetit. ”Duhet tė vėzhgojmė situatėn me vėmendje tė madhe, sepse bėhet fjalė pėr njė problem mė tė gjerė se politika monetare dhe qė mund tė ketė pasojė edhe nė ekonomi”, pėrfundoi ai. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014