Video

03/03/2014 09:19:57

Larg bojkotit, por protesta do tė ketė. Demokratėt ngrenė tonet

Demokratėt mendojnė se kryeministri po nxit konfliktin politik dhe se po mundohen tė evitojnė debate pėr ēėshtjet konkrete








TIRANE - "Ashpėrsimi i qėndrimit tė opozitės ėshtė i detyruar nga sjellja agresive dhe arrogante e dyshes Rama-Meta. Ne e kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve tė 23 qershorit dhe rolin tonė nė opozitė, nuk ka asnjė dilemė nė kėtė drejtim. Kabineti qeverisės ėshtė kabineti mė i dobėt qė ka drejtuar ndonjėherė Shqipėrinė nė kėto 23 vjet", tha kreu i demokratėve tė tiranės Aldo Bumēi gjatė njė interviste pėr gazetėn shqiptare sot.

Ai akuzoi qeverinė pėr "paaftėsi" dhe "interesi ynė si opozitė ėshtė nxjerrja nė pah e kėsaj dobėsie dhe paaftėsie e kabinetit qeverisės pėr tė hartuar politika dhe ndryshuar jetėn e qytetarėve shqiptare".

Shkarkimi i Xhukės nuk ėshtė bėrė akoma fakt i pranuar pėr demokratėt shqiptarė, akt qė ata e quajnė "marrje tė kompetencave tė Presidentit".

"Ne kur ishin nė qeveri kemi kėrkuar shkarkimin e krerėve tė institucioneve kushtetuese, si tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm apo tė kreut tė SHISH, por nė tė gjitha rastet shkarkimi dhe emėrimi i drejtuesve ėshtė bėrė sipas formulės kushtetuese, vetėm kur Presidenti ka dhėnė miratimin e tij. Dhe besoj se e mbani mend, nė shumė raste ndryshimi ka ndodhur vetėm mbasi ėshtė zgjedhur njė President i ri. Qė do tė thotė se ne respektuam formulėn kushtetuese. Por ajo qė ndodhi me shkarkimin e Kryeinspektores sė ILDKP-sė ėshtė e padėgjuar nė kėto 23 vjet." Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014