Video

01/03/2014 18:09:33

A po rikthehet etatizmi ?

nga Lulzim Basha








HermesNews - Kėrcėnimi nuk ėshtė mė thjeshtė kėrcėnim por ėshtė akt. Po e nis me shembullin mė tė fundit me atė tė grevės sė shoferėve tė taksive 8 + 1 e cila mbėrtheu dje qendrėn e Tiranės dhe bllokoi akset kryesore tė vendit.

Bėhet fjalė pėr qindra, pėr mijėra sipėrmarrės sė vegjėl tė vetėpunėsuar tė cilėt nė mėnyrė tė beftė dhe tė paparalajmėruar u ndaluan nga qeveria tė bėjnė atė qė kanė bėrė prej mė shumė se 15 apo 20 vitesh nė pėrputhje me mundėsitė dhe nevojėn e tregut, ofrimin e transportit pėr shumicėn dėrmuese tė pėrdoruesve e klientėve nė territorin e Shqipėrisė.

Ka natyrisht njė tendencė tė pėrditshme pėr ta kthyer dhe kėtė grevė nė njė lojė fajėsimi apo shfajėsimi, dua ta them fare qartė se as unė dhe as Partia Demokratike dhe as opozita nuk jemi kundėr reformave rregullatore. Por reformat rregullatore nuk mund tė bien nga qielli, nuk mund tė ekzekutohen nė mėnyrė teorike, nuk mund tė prezantohen si tė ishin fermane nė kohėn e Portės sė Lartė por duhet tė marrin parasysh realitete dinamike. E nė veēanti kur kėto reforma pretendojnė tė ndėrhyjnė nė liritė ekonomike dhe nė realitete te tregut tė konsoliduara siē ėshtė rasti nė fjalė.

Kėtu dua tė bėj njė kontrast fare tė qartė midis asaj ēfarė ne besojmė dhe asaj qė po shohim nė terren. Nuk besoj se ndonjė qeveri liberale do tė kishte guximin tė vepronte nė njė mėnyrė tė tillė nė raport me afro 21 mijė operatorė nė tregun e lirė, me qindra mijėra klientė pėrfitues, nė raport me dhjetėra mijėra nėpunės tė shėrbimit civil, tė cilėt sot janė larguar nga puna pa asnjė motiv nė shumicėn dėrmuese tė rasteve nė kundėrshtim me ligjin dhe tė gjitha kėto kanė ndodhur me njė lehtėsi nga qeveria socialiste tė paimagjinueshme nė kushtet e pėrgjegjėsisė dhe pėrgjegjshmėrisė sė njė shteti funksional e normal.

Kjo ėshtė dhe arsyeja pse shohim kėtė frymė revolte, kėtė frymė tė pėrkeqėsimit tė indikatorėve tė pėrgjithshėm tė ekonomisė, sė rendit, tė sigurisė e cila shoqėrohet dhe po shoqėrohet gjithmonė e mė shumė me njė rritje tė frymės sė protestės nga kategori tė ndryshme shoqėrore, shumica dėrmuese e tė cilėve nuk kanė dhe nuk ndjekin asnjė axhendė politike por ndjekin axhendėn e tyre personale, familjare dhe mbrojnė interesat e tyre si grupe interesi. Mbrojnė, siē u faktua dje nė Tiranė, bukėn e gojės.

Pra kjo frymė proteste duhet lexuar pėr atė qė ėshtė. Nuk mund dhe duhet tė ketė asnjė alibi se kėtu paska njė faktor politizimi tė tejskajshėm apo se opozita po fėrkon duart qė shqiptarėt po hidhen nė protestė. Ėshtė e kundėrta. Shqiptarėt po hidhen nė protestė pėr shkak tė njė goditje tė intensifikuar tė themeleve tė ekonomisė, tė tregut, tė lirive, tė sigurisė juridike, tė shtetit ligjor.

Dua tė them qė kjo situatė qė mund ta quaj ngricė, nė realitetin ekonomik u paralajmėruar qė nė programin e ashtuquajtur tė rilindjes sė kundėrshtarėve tanė tė majtė tashmė nė pushtet, ku nuk pamė asnjė koncept tė avancimit tė politikave stabilizuese dhe zhvilluese tė vendit, por pamė njė kolazh, njė amalgamė politikash tė vjetra etatiste dhe zgjidhjesh tė tipit tė shtetit tė dorės fortė, sė shtetit zgjidhės tė ēdo problemi, si garantuesi i zgjidhjes sė ēdo problemi.

Pra qė nė nisje njė mentalitet i tillė, njė pėrqasje e tillė, njė konceptim i tillė i rolit tė shtetit na bėri tė shqetėsohemi dhe tė shohim me preokupim tė madh rrugėt, mėnyrat, metodat me tė cilat qeveria e ardhur nė pushtet mbas zgjedhjeve tė 23 qershorit do ti pėrvishej sfidave dhe punėve tė mėdha qė e prisnin.

U pėrkeqėsua edhe mė tej kjo nė mėnyrėn e veprimit. Zonja Kolm tha se shoqėritė e lira janė ato tė cilat po ecin me ritmet mė tė larta tė zhvillimit, shoqėritė e lira tė shtetit ligjor dhe tė lirisė. Mė bėri pėrshtypje se ndėrkohė qė dėgjuam njė mbėshtetesė tė thekur e tė njohur tė liberalizmit prapė se prapė renditjen e bėri shteti ligjor dhe liria. Mund ta rendisim edhe ndryshe, liria dhe shteti ligjor.

Pėrtej konceptimit tė gabuar tė kėsaj qeverie kemi tė bėjmė edhe me njė pėrdorim tė gabuar, abuziv, tė pushteteve tė mėdha qė kjo qeveri i ka njohur vetes me anti reformėn qė ka lanēuar nė ēdo fushė, siē ėshtė realiteti i paketės fiskale ku qeveria me njė tė rėnė tė lapsit pa asnjė konsultim dhe brenda njė kohe tė shkurtėr rriti nė mėnyrė tė ndjeshme taksa anembanė spektrit tė tyre dhe nga ana tjetėr veprimtarisė sė kėsaj qeverie nė terren.

Shohim jo vetėm njė tendencė pėr tė gjetur zgjidhje nga sipėr me urdhėr e komandė siē ėshtė nė rrafshin e financave, tė cilat nuk po funksionojnė dhe ne e dinim qė nuk do tė funksiononin dhe nuk kanė funksionuar nė asnjė realitet tjetėr dhe nuk kanė pėr tė funksionuar as nė Shqipėri.

I paralajmėruam dhe sot po shohim nga vetė shifrat e tyre qė nuk besoj se do ti kontestojnė sepse edhe INSTAT-in e vunė nėn kontroll politik, vunė tė besuarit e tyre dhe janė tė besuarit e tyre qė po thonė si shembull qė tė ardhurat e janarit janė 1.8% mė pak se tė ardhurat e janarit tė 2013 me taksa shumėfish mė tė larta.

Apo tė dhėna tė tjera tė cilat tregojnė se kemi njė pėrkeqėsim tė qartė pėrsa i pėrket indikatorėve kryesorė tė ekonomisė qė kanė tė bėjnė me eksportin, me importin, kanė tė bėjnė me prodhimtarinė nė tėrėsi.

Apo kemi drejtpėrdrejtė pėrgjigjen e anketimit tė entiteteve tė tjera tė njohura tė pavarura siē ėshtė Konfindustria e cila nė pėrgjigje tė anketimeve tė bizneseve pas implementimit tė taksave tė reja, 72 % e biznesit tė madh dhe 75 % e biznesit tė vogėl shprehet se paketa fiskale do tė rrisė kostot, do tė ulė konkurueshmėrinė e prodhimeve vendase ndėrkohė qė 22 % e biznesit tė madh sheh mundėsinė pėr tu zhvendosur jashtė Shqipėrisė.

Ėshtė data 1 mars dhe akoma nuk kemi mbushur tremujorin e parė tė taksės sė re. Ky ėshtė realiteti qė ka shkaktuar tek biznesi. Ky ėshtė realiteti qė ka shkaktuar tek pėrkeqėsimi i konkurueshmėrisė, i prodhimtarisė sė ekonomisė shqiptare. Dhe pėr mė keq, nuk ėshtė se ka sjellė njė realitet tė pėrmirėsuar pėr financat e shtetit. Ka sjellė njė realitet tė pėrkeqėsuar pėr financat e shtetit nė raport me taksėn e sheshtė, nė raport me taksat e ulura, pėrkeqėsimi i cili pritet tė thellohet nė muajt nė vijim.

Ta krahasojmė kėtė me situatėn e taksės sė sheshtė e cila u vendos me njė kohė kur njė nga problemet e Shqipėrisė ishte ekonomia informale. Informaliteti nė ekonomi ishte thembra e Akilit apo nyja gordiane e cila influenconte tė gjithė parametrat e tjerė tė qeverisjes, sė ekonomisė, sė shoqėrisė.

Ne ia dolėm me taksėn e sheshtė, pra ulėm informalitetin dhe kjo jo se ėshtė njė konstatim akademik por sepse tė ardhurat e shtetit u rritėn nė mėnyrė progresive me prezantimin e taksės sė sheshtė. Nga ana tjetėr, investimet vendase dhe tė huaja u rritėn si rezultat i taksės sė sheshtė dhe politikave liberale ekonomike qė qeveria demokratike ndoqi nė 8 vite 2005-2013. Shifrat e pakontestueshme tė tė raportuara nga Banka Botėrore, nga institucione ndėrkombėtare tregojnė se pavarėsisht krizės ekonomike nga 2007 nė 2012 nė Shqipėri u regjistruan 28 mijė ndėrmarrje tė reja, 25 % mė shumė.

Njė tjetėr e dhėnė pėr investimet e huaja direkte sipas treguesve tė Bankės Botėrore nga 652 milionė dollarė nė 2007, arritėn nė 1.3 miliardė dollarė nė vitin 2009 qė ishte kulmi i krizės ndėrkombėtare. Pra njė politikė liberale, njė taksė e sheshtė ėshtė mė shumė se kaq. Demonstron vullnet pozitiv tė qeverisė pėr tė hapur hapėsira tė lirisė, pėr tė lejuar konkurrencėn e lirė tė jetė gjeneratori kryesor i dinamikės ekonomike dhe pėr tė garantuar jo vetėm pėrmes taksės sė sheshtė por dhe pėrmes njė kuadri tė liberalizuar rregullator qė asnjė pengesė artificiale nuk ngrihet dhe ēdo pengesė artificiale qė vėrehet konsiderohet si nj problem pėr tu zgjidhur nga qeveria.

E kundėrta vėrehet nė kėto 6 muaj. Jo vetėm taksat e larta, jo vetėm mentaliteti i shtetit si shpėtimtar, shtetit si garant i gjithēkaje, por zelli pėr ta pėrdorur shtetin nė ēdo fushė nė mėnyrė tė tepruar ka sjellė konsenkuenca jashtėzakonisht negative tė cilat nė fund tė fundit kanė dėmtuar vete kredibilitetin e shtetit.

Mentaliteti se Shqipėria mund te menaxhohet si kazermė ku pėr ēdo problem ēon policinė, bėn task-frocėn e ēon policinė, mentaliteti se policia ėshtė pėrgjigja e ēdo problemi, ēfarė ka sjellė? Ka sjellė qė policia po pėrdoret dhe po keqpėrdoret nė ēdo fushė vend e pa vend pėrveē fushės nė tė cilėn i ėshtė besuar mandati nga taksapaguesit shqiptarė qė ėshtė fusha e rendit dhe e sigurisė. Vetėm nė kėtė fushė polica nuk ndihet por kemi pėrkeqėsim tė jashtėzakonshėm tė indeksit tė krimit, tė indeksit tė vjedhjeve, krimit kundėr jetės tė shpeshtimit tė kriminalitetit tė formave mė tė rėnda siē ėshtė ai i pėrdorimit tė eksplozivėve kundėr jetės dhe pronės sė qytetarėve, nė kėtė fushė nuk ndjehet shteti.

Nė ēdo fushė tjetėr policia ėshtė e gjithpranishme dhe shikohet si receta pėr t'iu kundėrvėnė ēdo problemi. E pra duket qartė se Shqipėria po kthehet nė njė kampion akademik tė vėrtetimit tė tezės se njė shtet i cili shkon nga grumbullimi pa fund pa kufi pa koncept i kompetencave jo vetėm nuk arrin ti ushtrojė ato siē duhet por zvogėlon gjithmonė e mė shumė efiēencėn zvogėlon gjithmonė e mė shumė mundėsinė pėr t'iu pėrgjigjur sipas ligjit dhe sipas rregullave detyrave qė ka.

Ndėrkohė qė kaosi qė vjen si rezultat i tkurrjes sė aftėsisė sė shtetit pėr tė vepruar aty ku duhet tė veprojė kthehet nė njė gangrenė tė vėrtetė pėr tė gjithė faktorėt ekonomikė, pėr stabilitetin pėr sigurinė juridike e pėr ēdo aspekt tjetėr qė lidhet drejtpėrdrejt nė biznes me garantimin e kushteve pėr investimet tė brendshme apo tė huaja, me garantimin e njė jete normale nė shoqėri.

Kėtė po shohim sot nė Shqipėri. I ka grumbulluar si njė tahmaqar i madh shteti tė gjitha kompetencat, nė vend qė tė shohė se si mundet tė marrė njė pjesė tė atij 40 pėr qind tė ekonomisė informale qė thotė Banka Botėrore dhe ta kthejė nė formale i ėshtė vėrsulur atij 60 pėrqindėshi qė mezi doli nė dritė si rezultat i taksės sė sheshtė i ka hedhur duart nė fyt dhe u thotė: Ju do tė paguani 50 pėr qind mė shumė.

E ēfarė shohim? 60 pėrqindėshi po tkurret dhe do tė tkurret. Njė pjesė kanė filluar masivisht tė pėrdorė bilancet e dyta e ta thonė madje tė revoltuar, kanė njė ndjenjė revolte,: Kjo ėshtė e padrejtė. Ne qė jemi formal na kėrkohet tė kontribuojmė mė shumė ndėrkohė qė informaliteti vazhdon e gėlon, klientela vazhdon e gėlon ndėrsa njė pjesė tjetėr shtyhen nė mėnyrė tė dhunshme e tė pashpirt drejt falimentimit, drejt zhbėrjes, drejt zhdukjes si faktor ekonomik.

Shteti vazhdon dhe vetėkėnaqet dhe ofron zgjidhje policore pėr ēdo problem, duke pėrfshirė edhe probleme ekonomike tė cilat nuk mund tė kenė zgjidhje tjetėr pėrveē zgjidhjeve tė pranuara tė shoqėrive tė lira ku shteti merr pėrgjegjėsi pėr tė garantuar konkurrencėn e lirė merr pėrgjegjėsinė jo pėr tė qenė nė favor tė njė klientele apo njė tjetri por tė garantuar barazinė e aktorėve nė treg, merr pėrgjegjėsinė pėr tė garantuar rregulla tė forta qė zbatohen. Mė mirė dy rregulla qė zbatohen sesa 10 rregulla qė nuk zbatohen dhe ēojnė nė pėrdorimin arbitrar tė forcės sė shtetit.

Kjo ėshtė situata ku ndodhemi sa i pėrket zhbėrjes sė ēdo efekti pozitiv tė politikave liberale tė ndjekura nė 8 vite, njė antireformė e vėrtetė. Kėto janė rezultatet e antireformės.

Ky ėshtė impakti i zhbėrjes sė standardeve tė arritura, nuk kemi avancim nė asnjė standard as nė raport me integrimin europian, por kemi njė zhbėrje dhe njė rėnie tė ēdo standardi tė arritur deri tani. Kemi pasiguri totale dhe nuk kemi asnjė garanci qė qeverisja ėshtė nė gjendje tė lexojė kėtė dhe t'i pėrgjigjet me impulset e nevojshme qė ka detyrė ti japė ekonomisė.

Hera e parė me pėrjashtim tė qeverive tranzitore apo qeverive nė luftė civile apo nė kriza siē ishte ajo e shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė qė vjen qeveria e re dhe nuk ngjall asnjė impuls pozitiv por vetėm negativitet, pasiguri dhe frikė tek tregu dhe tregu nuk gėnjen. Mund ta akuzosh opozitėn qė gėnjen, mund tė akuzosh grupet e interesit qė gėnjejnė. Tregu nuk gėnjen , tregu ėshtė barometri mė i vėrtetė i gjendjes aktuale nė vend dhe tregu po tregon fare qartė se qeveria ja ka dalė me sukses tė plotė nė kėto 6 muaj tė bėjė atė qė kėtu nė kėtė sallė kolegėt socialistė dhe rregullatorė, pro-rregullatorė tė respektuar kur i thanė nė konferencėn e PS-sė; Sfida juaj ėshtė ta mbani vendin larg krizės. E kanė zhytur me sukses vendin nė krizė.

Pse? Sepse nė vend qė tė mbėrtheheshin fort pas arritjeve pozitive , nė vend qė tė zgjeronin gamėn e lirisė - vetėm liria e vetėm liria ka prodhuar kėto rezultate pėr shqiptarėt - kanė bėrė krejtėsisht tė kundėrtėn.

Kanė deklaruar veten e tyre dhe shtetin nė duart e tyre, Mesia, dhe janė pėrveshur me njė zell tė paparė etatist zhbėrjes sė ēdo standardi liberal dhe marrjes nė dorė nga shteti tė frenave nė ēdo fushė tė zhvillimit tė vendit dhe ky ėshtė rezultati.

Ėshtė njė rezultat qė nuk do ti shmangej dot asnjė qeveri dhe asnjė shtet sado i fuqishėm sepse antireforma, zhbėrja e lirisė vėnia e shtetit nė qendėr tė funksionimit tė ekonomisė, zhbėrja e institucioneve tė pavarura, goditja e institucioneve tė pavarura, goditja e shtetit ligjor nė asnjė vend tė botės nuk kanė prodhuar dhe nuk do tė prodhojnė kurrė njė rezultat tė ndryshėm nga kjo qė po prodhon qeveria shqiptare nė kėtė vend; pasiguri, recesion, krize, frike, tkurrje dhe njė armiqėsi gjithmonė e mė pak tė heshtur midis faktorėve tė ndryshėm shoqėrorė dhe shtetit e politikave tė shtetit. * Shkėputur nga fjala e Lulzim Bashės nė forumin e tiranės pėr lirinė ekonomike. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014