Video

01/03/2014 16:27:11

Njė model, (pa i ngjarė askujt) ai shqiptar

nga Doriana Metollari








HermesNews - Ukraina dha sot njė sinjal pėr ndryshime tė shpejta qė po ndodhin nė tavolinat ku luhet pėr fatet e botės, e cila po shkon drejt njė separacioni qė globalizimi nuk ėshtė nė gjėndje ta ndalojė, meqė pati surpriza.

Ajo qė askush nuk e priste me kaq prepotencė, Kina pra, u bėri tė kuptojė se mund tė dalė fare mirė nė qėndėr tė fushės, dhe tė marrė prodhimin e gjysmės sė planetit, me joshjen qė u bėn multinacionaleve pėr paga tė ulėta nė vend dhe prodhime nė sasi marramendėse e cilėsi tė dėshiruar. Kjo ėshtė arsyeja qė nė Europė mė nuk prodhohet, in primis.

Endrrat e Bashkimit Europian pėr t'i qėndruar afėr SHBAsė, po sfumohen nga tensionet antiamerikane nėpėr botė dhe zbehja e dėshirės pėr globalizim, ku Kina po u jep njė mėsim tė mirė tė gjithė tė mėdhenjve qė mendojnė se mund tė udhėheqin. Tensionet nė botė tregojnė se ndoshta shtetet duan tė qeverisin vetė ekonomitė e tyre. Asnjė shtet nuk ėshtė i lirė ekonomikisht nė njė Europė qė qeveriset nga bankat gjermane.

Tani le tė kthehemi tek modeli shqiptar. Qeveria po pėrpiqet qė si hap tė parė tė rikthejė besimin tek privatėt duke i paguar borxhet qė paraardhėsit kanė mbledhur, sepse le ta themi paraardhesit kanė ditur tė mbledhin borxhe duke mos paguar privatė, dhe nėse ka njė fjalė qė nė fjalorin e qeverisjes sė demokratėve rėndon janė tenderat.

Kthehemi tek modeli shqiptar i ekonomisė. Unė nuk e besoj se Shqipėria ėshtė nė gjėndje tė adoptojė njė model, por besoj se mund ta studiojė njė model nė masėn e saj, me ekonominė e saj dhe burimet e saj. Nė njė botė qė po tenton ti largohet invadencės sė multinacionaleve, Shqipėria mund tė luajė farė mirė njė rol, ekuilibrues dhe ndėrlidhes mes ekonomive europiane, me njė sistem fiskal, lehtėsi, dhe shėrbime. Por ka medoemos nevojė tė punojė pėr kulturėn dhe profesionalizmin e shėrbimeve tė ofruara. Shqipėria sot mund tė jetė pėr Europėn njė nyjė shumė e mirė, siē ėshtė Zvicera, mjafton tė shfrytėzojė avantazhet e te qenit i vogėl, mes tė mėdhenjve.

Nuk flas pėr largim ndaj Europės dhe as pėr politika antieuropiane. Nuk ėshtė antieuropiane tė duash veten dhe tė punosh pėr rritje ekonomike dhe mirėqėnien e vendit tėnd. Dhe le ta themi hapur, nėse tė shkosh nė Europė do tė thote tė shkosh drejt njė globalizimi qė tė thith energjitė, vendimarrjen dhe bėn qė ekonomia jote tė bėhet plastelinė e multinacionaleve, atėherė, mbase jemi shumė mė europian se Europa.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter





HermesNews - ©2014