Video

28/02/2014 18:49:45

Lirohen tė arrestuarit pėr korrupsion nė Turqi

Gjykatėsit thanė se kėta persona, qė u burgosėn gjatė njė operacioni tė gjėrė antikorrupsion tė kryer 17 dhjetorin e kaluar, nuk paraqisnin rrezik largimi








STAMBOLL - Gjykata e Stambollit ka liruar sot njė biznesmen turko-iranian, Reza Zarrab si dhe dy djemtė e ish-ministrave turq tė arrestuar nė kuadrin e nje skandali korrupsioni, i cili ka dobėsuar regjimin islamiko-konservator, raportuan stacionet televizive.

Gjykatėsit thanė se kėta persona, qė u burgosėn gjatė njė operacioni tė gjėrė antikorrupsion tė kryer 17 dhjetorin e kaluar, nuk paraqisnin rrezik largimi.
Zarrab u paraqit nga ana e hetuesit dhe e gazatave turke si i dyshuari kryesor i ēėshtjes qė shkaktoi mjaft polemika.

Emigranti 30-vjeēar iranian, sipas dokumenteve tė policisė, ishte epiqendra e skandalit tė korrupsionit, falsifikimit dhe kontrabandės sė arit qė tranportohej nė drejtim tė Iranit, i cili shkaktoi arrestimin e disa dhjetėra personave, tė afėrt me regjimin nė pushtet dhe shkarkimin e tri ministrave tė qeverisė.

Djemtė e ish-ministrit tė Ekonomisė, Zafer Caglayan dhe atij tė Brendshėm, Muammer Gylen, u lanė tė lirė sot. Arrestimi i Zarrab dhe funksionarė tė tjerė tė afėrt tė rrethit tė ngushtė tė qeverisė sė kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan, tronditėn qeverinė e tij, i cili drejton Turqinė qė prej 2002, e cila ndodhet nė prag tė zgjedhjeve bashkiake nė mars dhe zgjedhjeve tė pėrgjithshme nė muajin gusht. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014