Video

28/02/2014 14:08:46

Punė nė Itali ? Mendoje prapė

Nė bazė vjetore, papunėsia ėshtė nė rritje prej 1,1 pėr qind






ROMĖ - Papunėsia ėshtė rritur nė janar nė Itali, duke arritur njė nivel rekord prej 12,9 pėr qind tė popullsisė aktive, njoftoi Instituti kombėtar i statistikave, Istat, nė vlerėsimet e pėrkohshme tė publikuara sot.

Nė bazė vjetore, papunėsia ėshtė nė rritje prej 1,1 pėr qind. Kuota prej 12,9 pėr qind ėshtė mė e larta qė prej vitit 1977, njoftojnė mediat italiane. Sipas tė dhėnave tė korrigjuara tė luhatjeve tė stinės, numri i personave nė kėrkim tė njė vendi pune ėshtė rritur nė 3,293 milionė nė janar nė vend, njė rritje prej 1,9 pėr qind nė dhjetor dhe 260 000 persona pėr njė vit.

Tek tė rinjtė aktivė pėr punė 15-24 vjeē, papunėsia ka arritur gjithashtu nė njė nivel rekord, nė 42,4 pėr qind, nė rritje prej 0,7 pėr qind pėr njė muaj dhe 4 pėr qind pėr njė vit. Numri i tė rinjve tė papunė arrin nė 690 000 persona, ose mė tepėr se njė nė dhjetė tė rinj ose 11,5 pėr qind.

Italia doli e dobėt nga njė periudhė dyvjeēare recesioni nė tremujorin e fundit tė 2013, por shifrat e papunėsisė nuk po pėrmirėsohen. Komisioni Europian parashikon njė rritje mesatare prej 12,6 pėr qind tė papunėsisė nė Itali pėr vitin 2014 dhe 12,4 pėr qind vitin e ardhshėm, njė sfidė e madhe pėr kryetarin e ri tė qeverisė Matteo Renzi i cili e ka bėrė krijimin e vendeve tė reja tė punės njė ndėr prioritetet e politikės sė tij. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014