Video

26/02/2014 16:51:30

Asgjėsohet misri jashtė standartit

Farae e misrit ėshtė e trajtuar kimikisht dhe nuk mund tė pėrdoret pėr qėllime tė tjera, ndaj ėshtė e destinuar tė asgjėsohet








TIRANE - Drejtoria Rajonale e Agjencisė sė Kujdesit Ushqimor (AKU), nė bashkėpunim me Agjencinė Rajonale tė Mjedisit, ka asgjėsuar sot njė kontigjent farė misri, qe kanė rezultuar me fuqi mbirėse nėn standartin shtetėror.

Sektori i Mbrojtjes sė Bimėve dhe Inputeve Bujqėsore mori kampione pėr analizė konform standardeve shtetėrore, tė cilat mė pas u dėrguan pėr analizė nė Labaratorin e ESHFF Tiranė.

Nė pėrgjigjen pėrfundimtare zyrtare tė dėrguar rezultoi se 4 varietete misri ishin me fuqi mbirėse nėn standartin shtetėror. Drejtori i AKU-sė, Zenun Bullari, tha se “sektori i Mbrojtjes sė Bimėve dhe Inputeve Bujqėsore bazuar nė rezultatin e analizave mori tė gjitha masat tekniko - ligjore duke bėrė bllokimin e kėsaj fare pėr tė mos u hedhur ne treg ne mirkuptimin e subjektit”. Kėto varietete ishin ne nje sasi prej 81.2 kv farė misri. Kjo farė misri ėshtė e trajtuar kimikisht dhe nuk mund tė pėrdoret pėr qėllime tė tjera, ndaj ėshtė e destinuar tė asgjėsohet. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014