Video

24/02/2014 17:58:34

Nuk do mbahemi nga emigrantėt !

nga Edi Rama









LONDER - Rajoni ynė dhe e gjithė Europa, ende e ndjejnė atė qė filloi si kriza e sektorit tė pasurive tė paluajtshme nė SHBA, qė u kthye mė pas nė njė krizė financiare, dhe qė nė pjesėn mė tė madhe tė Europės u shndėrrua nė njė krizė tė borxhit sovran.

Kėshtu ne e gjejmė veten sot, si rajon, jo vetėm pėrballė tė njėjtave efekte tė krizės, por gjithashtu, nėse shohim nga e ardhmja, edhe pėrballė tė njėjtave sfida. Kjo krizė u dėrgoi njė mesazh shumė tė qartė pjesės mė tė madhe tė vendeve tona, njė mesazh qė, sigurisht, u ndje thellėsisht nė Shqipėri dhe me tė cilin na duhet tė pėrballemi ēdo ditė.

Mesazhi pėr Shqipėrinė ishte se ditėt e modelit tė vjetėr ekonomik kanė ikur prej kohėsh. Pėr vite tė tėra Shqipėria shėnoi rritje pėr shkak tė dėrgesave tė emigrantėve dhe borxhit publik, duke fshehur problemet strukturore tė ekonomisė sonė, tė njė sistemi ekonomik miks tė tranzicionit, me liri ekonomike, por jo tė lirė; me konkurrencė, por pa rregulla tė drejta pėr tė gjithė; me ligje europiane, por ende shumė larg praktikės europiane.

Ne tanimė e dimė qė ky sistem nuk mund tė zgjasė mė. Thonė qė tė pranosh qė ke nevojė pėr njė kurė, tė ēon deri nė gjysmėn e rrugės sė shėrimit. Nė terma ekonomikė, si qeveri e Shqipėrisė, ne nuk kemi ndėrmend tė presim qė tė shikojmė nėse kjo ėshtė e vėrtetė.

Ne synojmė t’i shkojmė deri nė fund kurės. Pėr kėtė arsye, pasi arritėm nė kėtė pėrfundim, ne kemi lėvizur nė shumė drejtime tė reja duke u munduar tė zgjidhim problemet, sado tė shumta qofshin ato, qė nė zanafillė.Anėtarėsimi nė BE ėshtė objektivi ynė kryesor afatmesėm, dhe keni ndėrmend tė bėjmė gjithēka kemi nė dorė pėr ta arritur kėtė.

Ne kemi deklaruar se do kėrkojmė njė model tė ri ekonomik pėr Shqipėrinė.

Nė praktikė, kjo do tė thotė tė zėvendėsosh inputet e sektorėve qė kanė dėshtuar sė fundmi, siē janė dėrgesat e emigrantėve dhe shpenzimet publike joracionale, me inpute nga sektorė tė rinj ku ka hapėsirė pėr rritje dhe qė mund tė prodhojnė njė rritje ekonomike tė qėndrueshme dhe punėsim. Kėto janė sfidat me tė cilat pėrballemi tė gjithė ne nė rajon dhe pėr kėto arsye qė nė fillim ne kemi kėrkuar mėnyrat pėr t’i zgjidhur ato.

Ekonomitė nė rritje e sipėr nuk specializohen, por diversifikohen ! Ato u shtojnė sektorėve ku duket se kanė njė avantazh konkurrues, aktiviteteve tė reja ekonomike. Ato i shtyjnė sipėrmarrėsit e tyre qė tė popullojnė njė gamė mė tė gjerė industrish. Tė frymėzuar nga ky vizion ne po rishikojmė gjerėsisht mundėsitė tona nė bujqėsi, manifakturė, fushėn e minierave, naftės, turizmit, energjisė, etj.

Duke parė rajonin, nė veēanti fqinjėt tanė, qė janė tė ngjashėm me ne, ne kemi kuptuar se mes ekonomive tona ekziston njė boshllėk i madh dhe i pashpjegueshėm. Thjesht, pėr tė marrė njė shembull, edhe pse ne ndodhemi nė njė nga destinacionet turistike mė tėrheqėse dhe mė tė rėndėsishme nė Europė, industria jonė e turizmit ėshtė shumė prapa.

Ky ishte thjesht njė shembull, por raste tė tilla ka nė ēdo fushė qė do tė shikonim, nga manifaktura tek energjia ujore, nga bujqėsia tek nafta. Ne jemi njė vend qė ėshtė bekuar me shumė burime tė mrekullueshme natyrore, si bregdeti ynė mesdhetar, potenciali hidrik dhe burimet natyrore tė tokės sonė si nafta dhe mineralet.

Ne jemi tė vendosur t’i zhvillojmė kėto dhurata nė njė mėnyrė tė pėrgjegjshme mjedisore, jo vetėm pėr tė tashmen, por edhe pėr tė ardhmen europiane tė Shqipėrisė. Kėto aktivitete ekonomike zhvillohen nė njė ekosistem.

Ne duhet tė fokusohemi nė pėrmirėsimin dhe thellimin e kėtij ekosistemi nė mėnyrė qė ato tė bėhen mė produktive. Pengesat ndaj eksplorimit dhe prodhimit tė naftės janė shumė tė ndryshme nga ato qė has turizmi apo bujqėsia.

Qeveria duhet tė ketė aftėsinė qė tė adresojė shumė probleme specifike. Por ekosistemet qė mbėshtesin ēdo aktivitet varen nga zgjidhja e disa ēėshtjeve tė ndėrthurura qė ndikojnė tek prodhimtaria e secilit prej tyre.

Prandaj, qasja jonė do tė bazohet nė zgjidhjen e problemeve specifike, por edhe tė ēėshtjeve tė ndėrthurura ndėrsektoriale. Nė lidhje me ēėshtjet e ndėrthurua, reforma nė sektorin energjitik ėshtė njė prioritet kryesor pėr tė siguruar njė furnizim tė sigurt me energji pėr rritjen ekonomike. Kjo ėshtė njė pengesė pėr financat publike dhe prandaj ne do tė pėrpiqemi qė ta zgjidhim kėtė ēėshtje njėherė e pėrgjithmonė dhe ndihmėn e paēmueshme tė partnerėve tanė, nė radhė tė parė tė BB.

Do tė ketė njė reformė tė thellė fiskale nė Shqipėri pėr t’u siguruar qė fjala korrupsion nuk do tė jetė mė kurrė e lidhur me autoritetet e taksave; pėr t’u siguruar qė ligji ėshtė i qartė dhe i drejtė pėr tė gjithė dhe qė nuk ka asnjė favorizim dhe padrejtėsi nė fushėn e lojės. E njėjta gjė, do tė bėhet edhe me financat publike pėr t’u siguruar qė paratė e taksapaguesve tė shkojnė pėr projektet qė sjellin mė shumė pėrmirėsim ekonomik pėr vendin.

Ne do tė adoptojmė njė model afatgjatė tė prioritizimit tė investimeve publike nė mėnyrė qė ndihma e qeverisė tė shkojė atje ku duhet. Zhvillimi i infrastrukturės do tė jetė po ashtu njė prioritet tjetėr i yni. Do tė zhvillojmė sistemin aktual pėr ta sjellė afėr standardeve evropiane. Do tė ketė, gjithashtu, njė reformė nė arsim, pensione, ndihmėn sociale dhe, natyrisht, nė transport.

I pėrmenda tė gjitha kėto nė detaje, por do tė doja qė ju tė shikoni se ēfarė do tė thonė tė gjitha kėto nė terma realė - me shumė mundėsi. Sepse, nė fakt asnjė model ekonomik nuk mund tė funksionojė nė mėnyrėn e duhur pa investimet e huaja tė drejtpėrdrejta.

Dua tė ftoj tė gjithė ata mes jush qė vijnė nga komuniteti i biznesit qė tė vijnė e tė shohin me sytė e tyre qė ne e kemi seriozisht. Qeveria shqiptare do tė jetė partnere e tė gjithė atyre qė bėjnė biznes nė Shqipėri. Prandaj, nuk e pėrmenda reformėn nė klimėn e biznesit nė listėn e mėsipėrme tė reformave strukturore, sepse kjo reformė ka nevojė pėr njė nėnvizim tė veēantė.

Ne e njohim problemin nė kėtė pikė. Shpesh nė tė shkuarėn qeveritė e kanė financuar borxhin publik me financime tė privatėve pa dėshirėn e tyre duke krijuar borxhe nė kurriz tė kontraktorėve dhe furnizuesve privatė tė komunitetit tė biznesit. Kjo ėshtė thjesht njė mėnyrė e padėshiruar dhe joefikase pėr tė pėrfituar financime nga komuniteti i biznesit duke i’u marrė atyre kapitalin qė u duhet pėr tė punuar. Kjo jo vetėm nuk do tė ndodhė mė, por pėrpara se tė kemi paguar borxhet qė na janė lėnė ne, me ndihmėn e FMN, do tė ndėrtojmė infrastrukturėn e nevojshme ligjore qė kjo tė mos ndodhė mė. * (pjesė nga fjala e kryeministri Edi Rama nė Forumin e BERZH nė Londėr) Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014