Video

22/02/2014 12:53:15

Sasi rekord droge nė Francė

Sekuestrohen 1,4 ton kokainė qė vinte nga Amerika Latine







PARIS - Rekord droge u sekuestrua sot nga policia franceze. Bėhet fjalė pėr 1,4 ton kokainė e importuar nga Amerika Latine. Kjo ėshtė sasia mė e madhe e kapur ndonjėherė nė Francė. Gjatė operacionit u arrestuan dy bullgarė dhe dy spanjollė. Droga u sekuestrua nė anijen Rio Nevado nė portin Le Havre. Droga vinte nga Valparaiso, Kili, dhe ishte fshehur nėpėr goma, tė cilat ishin tė vendosura nė njė kamion. "Policia franceze, e njoftuar nga autoritetet bullgare nėpėrmjet ambasadės franceze nė Sofje, vuri nėn mbikqyrje kamionin ndėrsa po linte portin bashkė me njė veturė tė hapur. Automjetet u ndaluan dje nė njė pjesė tė autostradės nė qendėr tė Francės ", tha prokurori i Lilės, Frederic Fevre. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014