Video
22/02/2014 07:29:49
Gjermania. 'Bordelloja e Europes'
Shperthejne bordellot pas legalizimit te prostitucionit
GJERMANI- Ndihesh e sigurt dhe ne fakt keshtu eshte. Nuk eshte si ne rruge, ku nuk e di se cmund te te ndodhe me nje burre. BBC ka rrefyer historine e nje bordelloje ne Berlin.
Dhe pikerisht ne qytetin e famshem ndodhet nje nga kompanite automobilistike me te famshme te botes, vend ku ndodhet edhe bordelloja me e madhe e Europes.
E hapur ne vitin 2008, ka kushtuar 6 milion Euro. Ne brendesi gjen nje restorant, nje kinema, nje spa dhe 31 dhoma private te cilat cdo dite mbajne me qindra kliente nga cdo vend i botes.
Gjermania ka legalizuar prostitucionin ne vitin 2002, duke i hapur rruge industrise qe perfiton 16 miliard Euro ne vit, dhe qe ben prostitucionin te jete pune si cdo pune tjeter.
Punonjeset e seksit paguajne rregullisht kontributet dhe taksat, mund te dalin ne pension dhe kane te drejte te kene sigurim shendetesor.
Grate qe punojne ne bordello si ai i Stoccardas, theksojne se ndihen me te sigurta, por kritiket e ketij fakti vendosin gishtin kunder faktit se legalizimi i prostitucionit ne te gjithe vendin eshte duke e quajtur vendin si bordelloja e Europes, me nje dyfishim te numrit te punonjesve te seksit gjate 20 viteve te fundit, duke shkuar ne 400 mije te tilla.
Sot tregu i prostitucionit te ligjshem po drejtohet nga super bordellot qe ofrojne seks edhe turisteve te cilet ne shume raste vijne nga jashte. Ne te njejten menyre, shume prej grave qe punojne ne Stuttgart vijne nga vende si Bullgaria dhe Rumania. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter