Video

21/02/2014 14:59:25

''Shpifja'' ne gazete

Anėtarė tė parlamentit, juriste, pėrfaqėsues tė medias dhe eksperte diskutuan sot rreth gjėndjes aktuale tė ligjit pėr shpifje








TIRANĖ - Zyra e Kėshilli te Evropės nė Tiranė organizoi tė premten njė konferencė nė hotel “Tirana”, nė kuadėr tė projektit rajonal “Promovimi i lirisė sė shprehjes dhe informimit dhe liria e mediave nė Evropėn Juglindore”. Nė konferencė ishin tė pranishėm Kreu i Zyrės sė Kėshillit tė Evropės nė Tiranė, Marco Leidekker, Ambasador i Norvegjisė nė Shqipėri, rezident nė Kosovė, Jan Braathu, Kreu i Delegacionit tė Bashkimit Evropian nė Shqipėri, Ettore Sequi dhe Ministrja pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike, Milena Harito.

Anėtarė tė parlamentit, juriste, pėrfaqėsues tė medias dhe eksperte diskutuan rreth gjėndjes aktuale tė ligjit pėr shpifjen, nė kuadėr tė ndryshimeve nga Kuvendi i Shqipėrisė tė dispozitave tė kodit penal dhe civil pėr shpifjen nė vitin 2012. Thelbi i kėtyre ndryshimeve ka tė bėjė me pėrcaktimin e pėrgjegjėsisė sė gazetarit ne shkrimet e tij si dhe me masėn e dėmshpėrblimit nė rast shpifjeje dhe cėnimin e reputacionit tek opinioni publik.

“Njė shoqėri demokratike ėshtė njė shoqėri ku liria e shprehjes ėshtė prezente. Duke qėnė se vijmė nga njė shoqėri e mbyllur, jemi nė njė lavjerrės ku kalojmė nga njė ekstrem nė tjetri. Ndaj kėtij ushtrimi lirie na duhet njė balancė. Legjislacioni shqiptar pėr median duhet tė pėrshtatet me Bashkimin Evropian “, tha Ministrja pėr Inovacionin dhe Administratėn Publike, Milena Harito. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014