Video

21/02/2014 14:29:55

Hiqen ēmimet e references

Gjatė njė takimi mes pėrfaqėsuesve tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė dhe Administratės Doganore ėshtė prezantuar projekti pėr heqjen e kėtyre ēmimeve me vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve brenda njė periudhe njėvjeēare








TIRANE - Ēmimet e referencave nė doganė vazhdojnė tė mbeten njė problem pėr sipėrmarrėsit shqiptarė e tė huaj qė operojnė nė vend. Gjatė njė takimi mes pėrfaqėsuesve tė Dhomės Amerikane tė Tregtisė dhe Administratės Doganore ėshtė prezantuar projekti pėr heqjen e kėtyre ēmimeve me vendet e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve brenda njė periudhe njėvjeēare. Pėrfaqėsues tė biznesit kanė kėrkuar sqarime pėr mėnyrėn e procedimit tė heqjes sė ēmimeve tė referencės.

Drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali tha se, procedura do tė bėhet gradualisht, megjithatė nuk dha njė datė pėr pėrfundimin e kėtij procesi. Ēmimet e referencės janė aplikuar nė tė shumtėn e rasteve si formė pėr tė realizuar planin e tė ardhurave nga doganat, ndėrkohė qė sipas ligjit, ato zbatohen vetėm atėherė kur ka dyshime ose paqartėsi dokumentacioni lidhur me ēmimet e blerjes sė mallit jashtė vendit.

Pėr tė shmangur abuzimet e mundshme me faturat dhe kontratat e blerjes sė mallrave, doganat aplikojnė ēmime standarde tė bazuara nė kriteret e tregut dhe nė tė dhėnat e mallit. Njė ēmim reference mė i lartė se realiteti do tė thotė drejtpėrdrejt njė tarifė mė e lartė pėr konsumatorin. //shekulli//Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014