Video

20/02/2014 17:28:06

PD fillon protestat, dhjetoristėt pėrkujtojnė

Police femra kontrollojnė situatėn para kryeministrisė. Simpatizantėt e PDsė shpėrndahen paqėsisht. Basha, fillim i protestave antiqeveritare









TIRANE - Protesta e paralajmėruar e demokratėve ka ndarė 20 shkurtin nė Shqipėri.

Dhjetoristėt pėrkujtojnė ngjarjen nė qytetin studenti, nė sallėn "Liria '90", aty ku nė vitet 90-tė u mbajt greva e urisė.

Shoqata "Studentėt e Dhjetorit", kishte bėrė thirrje pėr t'a kujtuar ditėn e rrėzimit tė bustit tė Enver Hoxhės nė njė eveniment brenda sallės nė orėn 18:00.

Ndėrsa Partia Demokratike ka mbledhur sot simpatizantėt nė sheshin Skėnderbej dhe para kryeministrisė pėr tė kėrkuar dorėheqjen e qeverisė Rama.

Vetėm 6 muaj pas humbjes sė zgjedhjeve, demokratėt fajvsojnė qeverinė nuk po i mban premtimet dhe pėr zhytjen e vendit nė krizė pėr shkak tė "klientalizmit tė Edi Ramės", sipas Bashes.

"Specifike e kėsaj proteste, ėshtė zotimi pėr tė marrė pjesė tė gjithė pjesėtarėt e familjes, ēka nuk ėshtė e zakonshme. Sot Tirana, po tė kishte mundėsi regjistrimi nė darkė, mund t'ju them se ndoshta edhe ėshtė dyfishuar nga tė ardhurit, plus pastaj qytetarėt e Tiranės, tė cilėt kanė kulturėn e tyre tė qėndresės mė tė zhvilluar, ndaj do tė jetė njė protestė madhėshtore", tha sot ish kryeministri Berisha, aktualisht njeriu mė me influencė nė PD.

Qytetarė nga e gjithė Shqipėria udhėtuan drejt Tiranės pėr t'u bėrė pjesė e protestės. Transporti u organizua nga PD.

"Jemi sot kėtu para se e keqja tė prekė fundin, para se tė humbasim sėrish statusin nė qershor. Ja ku jemi, hapni sytė, barrikadė vendimtare kundėr oligarkisė, kundėr blerjes sė pushtetit nga mafja dhe oligarkėt e rinj, kundėr kthimit mbrapa", tha Lulzim Basha para simpatizantėve, i cili e akuzon Ramen se ėshtė antieuropian, akuza qė prekin ndjeshmėrinė e qytetarėve shqiptarė tė cilėt nė pjesėn mė tė madhe tė tyre janė nė favor tė integrimit tė vendit nė BE.

Basha tha se kjo ėshtė protesta e parė antiqeveritare duke lėnė tė kuptohet se tė tjera do tė ketė nė vijim. Gjashtė muaj mė parė, demokratėt patėn njė prej humbjeve mė tė thella nė votime. Pas kėsaj ish kreu historik, Sali Berisha mori pėrsipėr humbjen duke dhėnė dorėheqjen nga posti. Aktualisht ai ėshtė krahu i djathtė i Lulzim Bashės dhe njė prej emrave mė me influencė nė selinė blu.

Protesta e demokratėve vjen nė njė kohė ku brenda Bashkimit Europian ka pakėnaqėsi tė forta pėr menaxhimin qė Ukraina po i bėn revoltave nė vend. Situata brenda BEse me ndarjet qė ekzistojnė brenda vendeve dhe thirrjet e ambasadės se BEsė pėr dialog, me siguri qė nuk ia bėjnė tė lehtė rrugėn e integrimit tė vendit nė BE, mbi tė gjitha sepse fjala "protesta" ėshtė ende acaruese nė veshėt e qytetarėve. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter //HermesNews - ©2014//

Doriana Metollari