Video

18/02/2014 16:34:27

Vlejnė deri nė vitin 2023

Tė gjitha bankat, degėt e bankave tė huaja dhe zyrat e kėmbimit valutor do tė pranojnė pėr kėmbim deri nė datėn 31 dhjetor tė vitit 2023 kartėmonedhat qė tashmė e kanė humbur kursin e tyre ligjor








TIRANE - Banka e Shqipėrisė do tė zėvendėsojė deri nė fund tė vitit 2023, ēdo kartmonedhė tė skaduar me vlerėn e tyre reale. Kujt i kanė mbetur ende kartmonedha, qė nuk mund tė pėrdoren mė, nuk duhet t’i konsiderojė si lek tė humbur, pasi ka afat edhe pėr 10 vjet qė t’i ndėrrojė ato me kartmonedha tė reja. Tė gjitha bankat, degėt e bankave tė huaja dhe zyrat e kėmbimit valutor do tė pranojnė pėr kėmbim deri nė datėn 31 dhjetor tė vitit 2023 kartėmonedhat qė tashmė e kanė humbur kursin e tyre ligjor dhe do t’i dėrgojnė ato menjėherė pranė Bankės sė Shqipėrisė dhe degėve tė saj.

Aktualisht, ėshtė nė fuqi njė Vendim i Bankės sė Shqipėrisė lidhur me njė gjė tė tillė, qė pėrcakton se kartėmonedhat pa kurs ligjor do tė mblidhen pėr kėmbim, kundrejt pagesės sė vlerės fillestare tė emetimit, me kartėmonedha dhe monedha tė tjera nė qarkullim. Do tė mund tė zėvendėsohen nė kėtė mėnyrė kartmonedhat: 100 lekė, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftėtarit Kombėtar; 100 lekė, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit; 200 lekė, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit; 500 lekė, emetim i vitit 1991, 1992, 1993, 1996, 1997, imazhi lule dielli; 500 lekė, emetim i vitit 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashėrit dhe 1000 lekė, emetim i vitit 1992, 1994, 1995, 1996, imazhi i Skėnderbeut. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014