Video

18/02/2014 12:13:34

Furgonat: luftojmė monopolet ! Kemi liēensė

Ministria, zbatojmė ligjin ekzistues; ''8+1'' nuk mund tė marrin pasagjerė nė kthim, ligji e ndalon. Uniformave blu, zbatoni ligjin. Autobuzat pa nivel. Nuk japin bileta dhe ndalojnė nė ēdo 15 minuta. Standarti i shėrbimit dhe kushtet teknike ? E lėmė mė mirė...








TIRANE - Shoferėt e furgonave protestojnė, sepse nuk kanė punė. Protesta e tyre nga njėra anė justifikohet me moralin, nga ana tjetėr bie nė kundėrshtim me ligjin, ekzistues nė viteve.

Sindikata e furgonave 8+1, ėshtė kundėr ndalimit qė i ėshtė bėrė dhe ka kėrkuar tė hiqet urdhri i kthimit tė furgonave pa pasagjerė, ēfarė ka penalizuar rėndė shoferėt, por ata nuk do tė lejojnė qė ministrat tė bėjnė monopole. Tė luftohet informaliteti, por jo mjetet e liēensuara, thonė.

Llogjika qė ka ndjekur ministria ėshtė ajo e zbatimit tė njė ligji ekzistues. "Kjo qeveri nuk ka nxjerrė asnjė vendim qė po ndalon taksitė. Qeveria po kėrkon vetėm tė zbatohet ligji qė ka 14 vite qė shkelet. Taksitė tė punojnė sipas rregullave, pėr tė cilat janė liēensuar. Furgonėt-taksi tė transportojnė udhėtarė sipas rregullave", tha zv. Ministri i Transporteve, Ylli Manjani.

Policia e Shtetit i kėrkon uniformave blu tė zbatojnė ligjin dhe tė ruajnė sigurinė e trafikut rrugor.

"Nė nenin 37 tė ligjit nr.8308, datė 18.02.1998 Pėr Transportet Rrugore, i ndryshuar, ėshtė pėrcaktuar qė transporti i udhėtarėve me taksi nė linjė tė rregullt ėshtė i ndaluar. Mjeti taksi, kur kryen shėrbim jashtė territorit tė rrethit ku ėshtė regjistruar, nė kthim mund tė marrė udhėtarė vetėm nė rrethin e regjistrimit tė tij. Pėr shkelje tė kėsaj dispozite, Kodi Rrugor (neni 85 pika 3) parashikon pėrveē masės me gjobė, tėrheqje tė lejes sė qarkullimit dhe konfiskim tė mjetit. Sipas nenit 86 pika 6 tė Kodit Rrugor, shėrbimi nė linjė me njė mjet qė nuk ėshtė i caktuar pėr njė shėrbim tė tillė, siē ėshtė rasti me mjetet 8+1, ėshtė i ndaluar", thuhet nė komunikatėn e tyre,

Mjetet pėr transport udhėtarėsh me numėr vendesh mbi 8+1, klasifikohen autobusė dhe leja e transportit pėr autobusė mund t’u lėshohet vetėm enteve publike, sipėrmarrėsve (shoqėritė e transportit qė nė aktet e themelimit, kanė objektin e veprimtarisė transportin e udhėtarėve).

Furgonat me numėr vendesh mbi 8+1, nuk pėrfshihen nė kategorinė e mjeteve tė licencuara si taksi (pra nuk duhet tė mbajnė targė tė verdhė) dhe i nėnshtrohen njė tjetėr regjimi juridik lidhur me licencimin dhe transportin e udhėtarėve, pavarėsisht se nga media cilėsohen furgonė, thotė policia.

Mjetet mbi 8+1 kanė tjetėr klasifikim dhe licencohen pėr transport udhėtarėsh, por jo pėr taksi.

Nė kėtė boshllėk trafiku me akuza dhe protesta, tė fituarit, nė dukje, janė autobusat, tė cilėt hoqen nga rruga njė rival informal, por problemi me ta janė kushtet jo tė pėrshtatshme, shėrbimi, aspak mirė, biletat qė nuk i jepen kurrė nė dorė pasagjerit dhe ndalesat ēdo 15 minuta qė bėjnė rrugės nga njė qytet nė tjetrin, pėr tė bėrė plus dhe shėrbimin e pakove qė i japin nė nisje qytetarė.

Prandaj, nuk bėhet fjalė pėr t'a gjetur informalitetin tek njeri apo tjetri, sepse nė tė gjithė krahėt policia dhe ministria ėshtė pėrballė njė informaliteti qė nuk ėshtė nxjerrė asnjėherė nė dukje kaq hapur. Pyetja ėshtė si dhe kur do tė zėvendėsohet ky kaos, me pritshmėritė e qytetarėve, pra me njė transport dinjitoz ? //HermesNews - ©2014// Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Doriana Metollari