Video

16/02/2014 13:14:37

Pėrse dėshtojnė martesat sipas kishės?

Sipas kishės shkaku kryesor i ndarjes dhe anullimit tė martesės nga shumė ēifte ėshtė varja psikologjike nga prindėrit






HermesNews - Sipas kishės shkaku kryesor i ndarjes dhe anullimit tė martesės nga shumė ēifte ėshtė varja psikologjike nga prindėrit. Nė momentin qė ēdo vendim i ēiftit varet nga miratimi i prindėrve, atėherė bashkėshorti apo bashkėshortja kthehen nė zėvendės, ndėrsa prindėrit zėnė vendin e “partnerit” tė vėrtetė nė martesė.

“Djem mamaje” apo “vajza mamaje” janė faktorėt kryesorė pse shumė martesa anullohen sipas gjykatės kishtare nė Liguria tė Italisė. Kur prindėrit hyjnė nė mes, ēifti shpėrthen.
Nga ana tjetėr kisha nuk humb rastin tė pėrcaktojė se pjesa mė e madhe e devijimeve me karakter seksual i detyrohen pikėrisht rregullave tė jetės qė janė ndjekur qė nga adoleshenca. Si rrjedhim varja e tepėrt nga prindėrit shkakton edhe devijime seksuale. Nėse e thote kisha…

Njė arsye tjetėr pse, sipas klerikėve, pėrfundojnė shumė martesa ėshtė edhe mungesa e punės dhe paaftėsia pėr tė mbajtur njė familje. Riformat e para qė duhet tė ndėrmarrin qeveritė janė punėsimi i tė rinjve dhe garantimi i njė stabiliteti dinjitoz. Shumė tė rinj janė tė papunė, si rrjedhim varen nga prindėrit dhe s’janė tė zotėt tė ndėrtojnė njė familje tė pavarur.

Gjykata kishtare nė Liguria gjatė vitit 2013 ka marrė plot 114 kėrkesa pėr anullim martese.
Sipas tyre, shumė tė rinj janė tė papėrgatitur pėr jetėn dhe ndėrmarrin hapa tepėr tė mėdha siē ėshtė martesa pa menduar pėr pasojat. Dėshtimi i njė martese sjell dėme tė shumta morale, por jo vetėm. Shumė tė rinj, tė cilėt nuk gėzojnė ende njė stabilitet tė qėndrueshėm nė jetė, ndėrmarrin hapin e martesės pa ditur se ēfarė do u duhet tė pėrballojnė. Tė papėrgatitur pėr jetėn dhe tė papjekur psikologjikisht i quan gjykata kishtare tė rinjtė e ditėve tė sotme.

Daniela Vathi