Video

15/02/2014 16:10:35

Bujqėsia, shtylla jonė e ekonomisė

Nė tė gjithė vendin, janė tė mbjella me ullinj 21.202 hektarė tokė, nga tė cilat 5.781 hektarė janė tė mbjella me ullinj qė pėrdoren pėr tavolinė, ndėrsa 15.421 hektarė janė tė mbjellė me ullinj qė pėrdoren pėr prodhimin e vajit tė ullirit








TIRANE - Ekspertėt e ekonomisė shqiptare vlerėsojnė bujqėsinė si njė ndėr sektorėt bazė qė do tė mbėshtesė progresin ekonomik tė vendit pėr periudhėn nė vazhdim. Sipas tyre, rritja e prodhimit tė perimeve, ullishtaria, vreshtaria, rritja e prodhimit dhe eksporteve tė bimėve mjekėsore dhe peshkimi, janė sektorėt qė duhet tė marrin pėrparėsi zhvillimi, pėr vetė potencialet qė bartin. Aktualisht, nė tė gjithė vendin, janė tė mbjella me ullinj 21.202 hektarė tokė, nga tė cilat 5.781 hektarė janė tė mbjella me ullinj qė pėrdoren pėr tavolinė, ndėrsa 15.421 hektarė janė tė mbjellė me ullinj qė pėrdoren pėr prodhimin e vajit tė ullirit. Prodhimi i pėrafėrt i ullinjve qė mund tė pėrdoret pėr prodhim vaji ėshtė rreth 61.684 tonė nė vit (llogaritur me 20 kg pėr rrėnjė), ndėrsa i llogaritur me 10 kg pėr rrėnjė, prodhimi maksimal arrin nė 31.000 tonė. Prodhimi i mundshėm i ullinjve pėr desert/tavolinė llogaritet rreth 23.000 tonė (llogaritur me 20 kg pėr rrėnjė), ndėrsa i llogaritur me 10 kg pėr rrėnjė, prodhimi maksimal arrin nė 11.500 tonė. Aktualisht, importohen 312 tonė ullinj dhe nė vitin mė tė mirė rreth 480 tonė. Ndėrsa eksportohen 125 tonė ullinj qė pėrbėn edhe kuotėn mė tė lartė tė eksportit tė ullinjve nė kėto vitet e fundit. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014