Video

13/02/2014 19:24:44

Furgonat kthehen nė taksi ose shėrbim urban

Kryeministri Rama tha sot se shoferėt do tė kenė kohė pėr tė vendosur se ēfarė duan tė bėjnė. Tė premten nisin bisedimet pėr modelin e ri tė transportit ndėrurban








TIRANE - "Tansporti publik nuk mund tė funksionojė mė pa rend ligjor, pa konkurrencė tė ndershme, pa kontroll teknik tė besueshėm, pa stacione, dhe pa drejtime", tha sot Kryeministri Rama nė Parlament.

"Udhėtari sot kėrkon siguri, ne duam siguri nė kėtė sektor. Udhėtari sot kėrkon inovacion. Ajo qė ndodhi nė Tiranė qė shėrbimi i mjeteve 8 plus 1 nuk u konsiderua mė njė shėrbim urban , por u kthye nė njė shėrbim taksi krijoi hapėsirėn pėr tė ndėrtuar shėrbimin urban me standarde europiane", tha kryeministri.

Ai tha se asnjė mjet i palicencuar nuk do tė lejohet tė transportojė udhėtarė dhe furgonat nuk mund tė vijojnė tė mbajnė jashtė ligjit rolin e shėrbimit interurban, duke falimentuar kompani tė tėra autobusėsh.

"Qeveria nuk do tė lejojė mė qarkullimin e mjeteve tė palicencuara. Do t'u japė kohė pėr t'u riorganizuar tė gjithė atyre qė kanė njė liēencė tė rregullt dhe qė duhet tė bėjnė njė zgjedhje nėse do tė kalojnė nė shėrbimin taksi normal, apo shėrbimin urban brenda rrethit tė pėrcaktuar nga autoriteti qė jep licencėn pėr ta. Qeveria do tė ndėrmarrė projektin pėr inovacionin dhe transformimin e gjithė sistemit tė transportit tonė publik", deklaroi shefi i qeverisė.

Ministri i Punėve tė Brendshme, Saimir Tahiri tha sot se tė premten do tė nisin bisedimet me pėrfaqėsues tė ligjshėm tė transportit ndėrurban, pėr tė ndėrtuar modelin e transportit ndėrqytetas, qė siē tha ai, do tė garantojė sigurinė e udhėtarėve dhe standarde moderne. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014