11/02/2014 14:28:10
Sinjalistikė; mirėmbajtje; penalizime; patenta dhe... burg
Paketa e re pėr sigurinė rrugore. Pėr herė tė parė drejtimi i makinės pa patente konsiderohet vepėr penale dhe mund tė ndėshkohet me dhjetė ditė burg; propozimi i Ministrisė sė Brendshme. Do tė vendoset njė distancė mes karburanteve qė parashikohet rreth 20 km
TIRANE - Qeveria do tė merret tani me ēėshtjen mė tė pėrfolur tė ditėve tė fundit. Gati paketa e masave pėr rritjen e sigurisė pėr drejtuesin dhe kalimtarin.
Pėr kėtė do tė ketė dy ndėrhyrje nė Kodin rrugor dhe penal. "Do tė merremi me vetė rrugėn, automjetin, drejtuesin e automjeteve, zbatimin e ligjshmėrisė. Do vendosim njė sistem tė tillė cilėsie qė tė mos korruptohet mė", tha Ministri i Transporteve Haxhinasto nė njė konferencė pėr shtyp me Ministrin e Brendshėm Saimir Tahiri.
Qeveria do tė forcojė proēedurėn e kontrollit tė mjeteve, do tė liberalizojė tregun pėr pėrmirėsimin e shėrbimit. "Do tė vendosim elementė tė sigurisė nė kontrollin e makinave, do tė vendosim kontroll tė detyrueshėm dhe pėr cilėsinė e mjeteve, motorėve dhe pėr nivelin e ndotjes sė gazėrave", tha ai.
Do tė ketė ndėrhyrje dhe nė sinjalistikė dhe "do t'a ruajmė rrugėn nga dėmtimet duke forcuar masat, ndėshkimet dhe pėr kompanitė qė shpesh blejnė elementė tė sinjalistės pėr pėrfitime tė tyre", vijon Haxhinasto.
"Shumė rigoroz do tė tregohemi nė ndėrhyrjet nė rrugė, pėr ndėrtimet tė paligjshme dhe pėr hyrje-daljet tė paautorizuara dhe do tė vendosim njė standart pėr hyrje daljet nė rrugė nė mėnyrė qė ato mos tė jenė nė pikat e zeza qė shkaktojnė aksidentet", shtoi Haxhinasto.
"Do tė ketė rikonceptim tė elementėve tė testimit, prezantim tė teknologjisė sė informacionit, do tė kemi njė teknologji shumė konkrete qė askush tė mos abuzojė me ata qė janė persona tė aftė e qė mund tė marrin provimet, praktikė e teori, t i japim fund njėherė e pėrgjithmonė pagesave nėn dorė", tha ministri.
Ne do tė shkojmė nė standardin europian tė transportit, deklaroi Haxhinasto.
Kreu i MTI-sė, tha se do tė vendoset njė distancė mes karburanteve qė parashikohet rreth 20 km. Ministri Haxhinasto foli edhe pėr mirėmbajtjen e akseve rrugore tė ndėrtuara tashmė. Konkretisht pėr rrugėn e Kombit, Haxhiansto tha se jemi nė procesin e pėrgatitjes sė tenderimit tė mirėmbajtjes sė rrugės, dhe nė fund tė pranverės zhvillohet tenderi.
Ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri, tha se ka dorėzuar nė Ministrinė e Drejtėsisė propozimin pėr tė dėnuar me 10 ditė burg tė shoferėve pa patentė dhe qė drejtojnė automjetin nė gjendje tė duhur.
"Tė drejtosh mjetin pa leje drejtimi dhe nė gjendje tė dehur nuk ėshtė shkelje e kodit rrugor por pėrbėn vepėr penale. Ndaj si e tillė Ministria e Brendshme ka prezantuar qė dėnimi minimal i mundshėm tė jetė 10 ditė heqje lirie. Pėr statistikė, nė 4 muaj qė nga dita e parė tė ushtrimit tė detyrės policia filloi praktikėn e arrestimit tė personave, tė cilėt drejtojnė automjetin nė gjendje tė dehur dhe ky numėr ėshtė 660 shtetas tė ndalur, por qė 83 persona janė dhėnė vendimet nga gjykatat", tha Tahiri. //HermesNews ©2014// Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter
Doriana Metollari