Video

10/02/2014 08:52:30

Nėnė Tereza: shėnjtorja e ''djallit''

Dr Gėzim Alpion








HermesNews - Sipas njė studimi tė ri nga Universiteti i Birminghamit nė Angli, Nėnė Tereza, njė nga figurat mė tė njohura fetare nė botė, ishte akuzuar se ishte e ēmedur, e cekėt, djallėzore, dhe se gjoja kishte patur njė lidhje intime me njė prift i cili ishte lideri i saj shpirtėror.

Nė studimin e botuar nė revistėn shkencore "International Journal of Public Theology", sociologu i Universitetit tė Birminghamit, Dr Gėzim Alpion nxjerr nė pah disa nga arsyet pėr trajtimin armiqėsor qė murgeshės shqiptare i bėnė kolegėt e saj nė urdhėrin e Loretos nė Kalkutė qė nga momenti kur ajo i bėri me dije nė vitin 1946 se dėshironte tė bėhej murgeshė e pavarur.

Nė studimet e mija tė mėparshme, veēanėrisht nė librin e botuar nė vitin 2007 ‘Mother Teresa: Saint or Celebrity?’ (‘Nėnė Tereza: Shėnjtore apo e Famshme?’), kam argumentuar se Nėnė Tereza u diskriminua gjatė kohės kur ishte anėtare e urdhėrit tė Loretos si rezultat i origjinės se saj etnike dhe veēanėrisht kur pati kurajon pėr t’i njoftuar eproret e saj irlandeze se nuk mund tė vazhdonte tė qėndronte nė njė urdhėr fetar qėllimi kryesor i tė cilit ishte arsimimi i vajzave tė pasanikėve. Duke krijuar urdhėrin e saj fetar tė Misionereve tė Bamirėsisė (Missionaries of Charity) nė vitin 1950, Nėnė Tereza dėshmoi se ishte njė personalitet fetar revolucionar me njė vizion tė qartė se ēfarė duhej tė bėnin misionarėt kristianė nė njė vend si India pas shpalljes sė pavarėsisė nga Britania.

Botimi i shkrimeve private tė Nėnė Terezės, fillimisht nė vitet 2000 dhe 2001 dhe veēanėrisht nė vitet 2007 dhe 2010, ofroi pėr herė tė parė informacion pėr kėtė misionare qė, sipas Dr Alpion, paraqet interes pėr studiues nga disiplina tė ndryshme akademike si sociologjia, misiologjia, teologjia, psikologjia, studimet e njerėzve tė famshėm, studimet kulturore, studimet postkoloniale, studimet e racės dhe etnicitetit, etj.

Vizionarja Nėnė Tereza bėhet njė figurė me komplekse dhe mė tokėsore si individ si rezultat i informacionit tė ri qė kemi pėr gruan qė fshihet pas kėsaj murgeshe publike.

Materiali i ri arkivor na lejon tė krijojmė njė ide shumė mė tė mirė pėr disa nga arsyet e armiqėsisė qė urdhėri i Loretos dhe disa urdhėra tė tjerė fetarė nė Kalkuta i rezervuan Nėnė Terezės nė fund tė viteve 1940-tė si dhe pėr disa dekada mė vonė. Helmi qė villej kundėr saj ėshtė vėrtet shqetėsues: ajo u akuzua se ishte e ēmendur, e cekėt, djallėzore, dhe se gjoja kishte njė lidhje intime me njė prift i cili ishte drejtori i saj shpirtėror.

Duke u pėrqėndruar kryesisht nė veprat e studjuesve si Max Weber dhe Jürgen Moltmann, nė kėtė studim Dr Alpion e trajton qėndrimin armiqėsor ndaj Nėnė Terezės nga dy kėndvėshtrime: sociologjik dhe ai i teologjisė publike. Vėshtirėsitė qė Nėnė Tereza hasi para dhe pasi u largua nga urdhėri i Loretos, janė me interes pėr dy arsye: "Sė pari, ata dėshmojnė natyrėn e trajtimit armiqėsor qė u rezervohet udhėheqėsve revolucionarė karizmatikė si nė sferėn e besimit fetar ashtu edhe nė politikė. Sė dyti, ata dėshmojnė edhe njė herė se Nėnė Tereza shkoi nė Indi jo thjesht pėr t’i shėrbyer Krishtit, siē kam theksuar nė studimet e mija tė mėparshme, por edhe pėr njė arsye tjetėr qė ėshtė po aq e rėndėsishme, pra me shpresė se do ta gjente nė mjerimin e Kalkutės atin e saj hyjnor, pėr tė cilin ajo zhvilloi njė pėrkushtim tė fortė pas vdekjes sė papritur tė babait tė saj, Nikollė Bojaxhiu."

Nė kėtė studim, Dr Alpion argumenton pėr herė tė parė se megjithėse Nėnė Tereza nuk ofronte ‘falje’ (absolutions), ajo e konsideronte si detyrim tė kujdesej pėr tė varfėrit pa harruar tė pėrkujdesej ndaj tė pasurve’.

Ky studim, nė tė cilin argumentohet se me besimin e saj si veprimtare, karizmatikja Nėnė Tereza pėrgatiti terrenin pėr rolin publik qė feja po luan nė ditėt tona, ėshtė pjesė e projektit shkencor afat-gjatė tė Dr. Alpion nė lidhje me errėsirėn shpirtėrore tė kėsaj murgeshe tė famshme, projekt qė do tė rezultojė nė disa studime qė do tė botohen nė revista shkencore dhe nė njė libėr nė tė cilin ai shtjellon rolin e fesė nė postmodernizėm. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014