Video

08/02/2014 09:39:25

Qė media online t'i japė frymė demokracisė

Nga Xhafer Rakipllari








HermesNews - Sot nė njė minutė shkarkohen 13 mijė aplikime pėr “Iphone”, shkruhen 100 mijė mesazhe nė “Twitter”, pėrditėsohen 700 mijė statuse nė “Facebook” dhe dėrgohen 170 milionė e-maile. Le tė pėrballemi me realitetin. Komunikimi ka ndryshuar rrėnjėsisht. Gazetaria ka ndėrruar kostumin pavarėsisht ē'orientimeve normale tė dikujt qė ėshtė mėsuar me tė vjetrėn.

Nė mėngjesin rutinė para do vitesh vinte blerja e njė tė pėrditshmeje, mandej leximi duke hurbur filxhanin e kafesė. Sa hap e mbyll sytė, e kemi flakur tej gazetėn dhe po lexojmė nė iPad nė shtratin e ngrohtė. Drejt kėsaj po shkojmė me yrysh dhe ėshtė vetėm ēėshtje kohe para se tė shohim gazetat dhe revistat tė mos printohen mė (shembull mund tė sjellim gazetėn Express nė Prishtinė, e cila tanimė ėshtė vetėm nė versionin e saj online).

Ndaj, kur zura tė shkruaj kėtė sprovė modeste, pėrpos pėrgėzimeve qė meriton ēelja e njė dritareje tė re informative, mė rrihte si ēekan nė kokė fakti sesa sfidė e vėshtirė pėr t’u fituar ėshtė ajo e domenit online. Nė kėtė pikė, ėshtė me vlerė tė sjellim nė kujtesė disa ēėshtje tė prehta tė lajmit online shqiptar.

Them shqiptar, pasi pėrpos problemeve tė pėrbashkėta me mediat simotra online kudo qofshin ato, Shqipėria ka disa specifika tė tjera. Teksa kolegėt tanė fokusohen nė ndėrtimin modern tė webfaqes, njė model biznesi pėr ta mbajtur atė gjallė e tė pavarur, anėn pėrmbajtėsore, target grupin tė cilit i drejtohet, e sakrifica tė tjera qė bota e medias i ka me tepri; nė Shqipėri duhet tė pėrqėndrohemi nė sfida krejt tė tjera nga simotrat e portaleve online.

Online ka kamikazė tė palodhur qė nė komentet e tyre hedhin baltė, fyejnė e madje kėrcėnojnė me njė gjuhė tėrėsisht tė turpshme (shembull i kėsaj janė profilet e udhėqėsve tanė nė mediat sociale, ku ka rioshė qė merren posaēėrisht me pastrimin e komenteve negative). Nė media ėshtė nė nderin e moderatorit qė kėto komente tė mos botohen. Ėshtė gjithaq e rėndėsishme qė komentet tė botohen, edhe kur autori merr kritika e shpotitet rėndė, ashpėr e pa shkak, gjithmonė duke mos neglizhuar aspak fyerjet e fjalorin banal. Nuk duhet toleruar as ajo qė ndodh rėndom nė media: komentet dalin me vonesė. Duhen orė tė tėra pėr njė koment, (dhe sot nė njė botė me plot ngjarje/lajme) kjo bėn qė faqes t’i humbė aktualiteti. Por nuk kemi staf. Si i bėhet ?

Pėrditėsim ose … dėshtim
Pėrditėsimi i webfaqes duhet bėrė vazhdimisht. Njė opinion/editorial nuk duhet tė ngelet assesi pėr ditė tė tėra. Mundėsitė janė, qė edhe kur analistėt e faqes tė mos shkruajnė, tė merret njė shkrim nga njė tjetėr medium, pasi e vjetra nė kėtė botė qė ecėn shumė shpejt pėrkthehet e “vdekur”. Njė faqe-agregator artikujsh/oped-esh, sigurisht qė e ka nė dorė sė ēfarė tė botojė, por pa harruar prerogativin final qė duhet tė mbetet cilėsia e artikullit/analizės qė publikohet. Shumė shkarravisin, pak shkruajnė.

Zot na ruaj nga facebook-u dhe twitter-i i ish-it
X e Y, ish-drejtori, ish-deputeti, nė facebook e twitter, jo vetėm qė ka raste qė nuk pėrbejnė lajm, por janė njė banalitet total (kujdes jo gjithmonė). Disa individė tė pluhurosur tė politikės nuk duhen tėrhequr me zor dhe vėnė nėn hundėt tona, por duhen lėnė nė harresėn e tyre. I publikojnė mediat e tjera? Le ta bėjnė, njė media e pėrgjegjshme duhet t’i lėrė tė kridhen nė vetminė e tyre. Si ish-drejtues i njė media online, por edhe si lexues i thjeshtė mund tė them se lajmet e facebook-ut tė vrasin sytė, estetikėn dhe logjikėn. Nėse filan politikan, ujk i vjetėr, i korruptuar bėn meaculpa me njė kėmishė me qime ujku a futet nė njė manastir, ehhh, atėherė le tė jepen dy rreshta. Ēdo gjė tjetėr ėshtė e tepėrt. Pėr kėtė soj njeriu heshtja dhe injorimi ėshtė dėnimi mė i madh. Duke i mbajtur me lajme, gazetat po i mbajnė gjallė. Kemi 140 deputetė, 20 ministra (sa Rusia?!) dhe gati 1000 ish-ėr, ne 23 vjet tranzicion; ēdo fjalė/ide e tyre ėshtė lajm? Sa “xhevahire” keni nė median shqiptare nga facebook-u i kėtyre vipave?

“ Ai ėshtė ndėrkombėtar!” Po pastaj?!
Ēdo eurodeputet, personalitet i huaj, qė vjen nė Shqipėri dhe flet (njerėzit flasin, kjo na dallon nga kafsha), duhet pasqyruar patjetėr nė media? Duhet servirur patjetėr nė stilin “e tha edhe aksh ambasador. Kaq e pat kryeministri/presidenti”? Ministėr pas ministri tė huaj, ambasador pas ambasadori, a nuk jemi tė lodhur, lexuesit dhe media bashkė? Edituar apo jo, duhen ca kritere pėr konsumim. Nuk ėshtė vetėm ēėshtje dekori dhe stili, por edhe substance. Kushdo mund tė shkruajė dhe tė flasė, por jo ēdokush mund t’u shkruajė dhe flasė tė gjithėve. Kjo ėshtė ēėshtje standardesh.

Ndiq teknologjinė
Web-i duhet shoqėruar tok me gjithė tė rejat mė tė fundit teknologjike. Njė buton rekomandimi pėr shkrimin, por edhe pėr komentet, do t’i shtynte shumė shkruesit dhe komentuesit tė mendonin pak mė gjerė. Lexuesit nė web duhet t’i jepet mundėsia tė jetė sa mė “user profile” tė jetė e mundur, me njė “nickname” tė tijin, me njė foto/ikonė, ēka do tė sjellė edhe vazhdimėsi nė referim. Ka ndryshim kur lexon komentet e anonimit, qė ėshte njė ndėr tė shumtėt, dhe kur lexon e i pėrgjigjesh komentuesit me emrin Ilir, tė cilin e sheh shpesh, ja kupton idetė dhe ja njeh mendimet. Kjo do tė sillte dhe njė frenim nė shprehje e qartėsi nė debat, dhe sigurisht dhe mė tepėr rehati pėr moderatorin. Tė thuash ē’tė duash pa u shfaqur ėshtė privilegji i web-it, por edhe mallkimi i tij.

Pėrdor median sociale
Tė ha kohė, por ja vlen. Sa mė shumė “agresiv” tė jesh nė punėn me mediat sociale, aq mė shumė do tė ketė rritje nė web. Nė tė kundėrt shifrat do tė bjenė ndjeshėm. Tani gjithnjė e mė pak lexues trokasin nė derėn e parė (klikojnė nė web direkt), ata kanė filluar tė hynė nga dera e pasme … mediat sociale.

Edhe orteku mė i madh, pėrbėhet nga grimca tė vogla
Ngrijeni zėrin pėr gjėrat e vogla, pikėrisht aty ku atyre nuk u shkon mendja. Se (ju, ne dhe ata) u mbytėm tek madhėshtorja, mitingjet dhe intervistat. Ulėrisni pėr vogėlsira si “kush e preu biletėn e avionit”, “kush e paguan faturėn e drekės e tė hotelit”, “ku dalin paratė pėr studimet nė Paris pėr tė birin/bijėn”, “pėrse pas orės 5 shėtit me makinėn shtetėrore”, “sa/kush e paguan karburantin” etj. Do mendohen, do ju qeshin nė fillim, por pastaj do tė thyhen… do tė bėhen tė kujdesshėm e do tė fillojnė ta shtrėngojnė gradualisht rripin. Ėshtė pak e vėshtirė tė zėsh mat menjėherė 10 milionė (jo gjithmonė nė Shqipėri); filloni me 1000 lekė tė reja.

E konsideron dėshtimin? Nuk e duron dot presionin? Atėherė lere fare e mos u merr me kėtė punė. Njė media duhet tė ketė dhe njė strategji dalje, por asnjėherė pa bėrė maksimumin pėr faqen e sapondėrtuar. Fokusohu te puna e vazhdueshme dhe gjenerimi i ideve tė reja. Durimi ndaj vėshtirėsive, presioneve shpėrblehet.

Mėshojni publikes. Shėrbejini interesit publik duke ua kujtuar zyrtarėve pėrkohshmėrinė e kolltukut, ditė pėr ditė – ditė pas dite. Kur ua shemb kėtė tavan dhe u heq tapinė (qė kujtojnė se e kanė) do t’i zbresėsh me kėmbė nė tokė. Shumė kanė shkruar e po shkruajnė pėr tranzicionin si fenomen; sa zgjat, kur do ikė, sa po vuajmė, e pėrse nuk po shkon? Pėrgjigjia duket tė jetė e thjeshtė, dhembshurisht e thjeshtė: Atėherė kur gazetarėt ta gozhdojnė X, Y & Co me njė pyetje tė pandryshuar:

- Ishit nė Shkodėr pėr mbledhje partiake, pėrse shkuat i shoqėruar me stafin e ministrisė/bashkisė/drejtorisė?!

- Tė pamė nė dasėm/mort nė orėn Vlorė me makinėn e shtetit, nė ditėn e punės sė shtetit, e paguar nga taksapaguesit. Kur do t’i ripaguash kėto shpenzime?

Pra, thjeshtėzojini gjėrat. Ndiqni paranė (“follow the money”; mos iu shqitni as 50 lekėshit tė ēuar dėm nga zyrtarėt). Vetėm atėherė media do tė ketė dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr tė vėnė pėrposhtė tranzicionin dhe do t’i ketė dhėnė pak frymė demokracisė sė brishtė shqiptare. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Bletashqiptare.com