Video

07/02/2014 08:51:00

Dy muaj pėr tė hetuar lėvizjet nė polici

Miratohet komisioni hetimor. Demokratėt do tė deklarojnė objektin dhe pėrbėrjen e tij








TIRANE - Me 106 vota pro, 3 kundėr dhe 4 abstenim, Kuvendi miratoi rreth orės 22.00 tė mbrėmjes sė sotme ngritjen e Komisionit Hetimor parlamentar pėr lėvizjet nė Policinė e Shtetit.Pas njė seance, qė ka nisur rreth orės 10.00 tė paradites sė sotme, e cila u shoqėrua me debate tė ashpra, deputetėt e mazhorancės dhe opozitės, kanė gjetur konsensusin me ngritjen e kėtij Komisioni.

Komisioni parlamentar pėr lėvizjet nė policinė e shtetit, do tė drejtohet nga opozita dhe do tė ketė 8 anėtarė tė mazhorancės dhe 7 tė opozitės me njė periudhė kohore prej dy muajsh pėr tė hetuar.

Propozimi i Gramoz Ruēit, bėri qė deputetėt e parlamentit tė gjejnė dakortėsinė pėr ngritjen e kėtij komisioni. Mė herėt, gjatė diskutimeve lidhur me kėtė ēėshtje, Kryetari i Grupit Parlamentar te PS-sė, Gramoz Ruēi propozoi qė opozita tė ndryshojė objektin e e hetimit dhe tė bėjė tė ditur pėrbėrjen e komisionit.

Mė herėt, lidhur me komisionin hetimor, Kryeministri Rama i kėrkoi opozitės "... mon bėni kot viktimėn opozitare se po ju shkelen tė drejtat se askush nuk ju beson dhe askush nuk ju pengon qė tė hetoni ēfarė tė doni brenda kornizės kushtetuese dhe parlamentare. Doni tė hetoni ? Bujrum hetoni ! Nga ēfarė flisni dhe ēfarė shkruani s’ka zot ta marri vesh se ēfarė doni tė hetoni", tha Rama. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014