Video

06/02/2014 18:43:40

Kur ēmendeshim pas Vaēes

nga Gaqo Apostoli








HermesNews - Dita e sotme filloi papritur me njė dhimbje tė madhe. Ndėrsa ndoqa i shpenguar kanalet televizive, si ēdo mėngjes tė zakonshėm, pėr t'u njohur me informacionet e shtypit tė ditės apo pėr tė dėgjuar kėngė, titra tė njėpasnjėshme u shfaqen qetėsisht duke mbartur mbi shpinėn e tyre njė ulurime tronditėse: "Sot nė orėn 1 tė mėngjesit, ndėrroi jetė Vaēe Zela, Artiste e Popullit, Nder i Kombit".

Nė moment, 50 vite zbritėn nga supet e mia dhe pėrjetova ēastet e fėminisė dhe adoleshencės sime, kur me njė zė kumbues tė njė djali tė vogėl, mundohesha ta imitoja Vaēen e Madhe nė kėngėt e festivaleve tė para si Fėmija i Parė, Lemza, Djaloshi dhe Shiu, dhe, sidomos nė kėngėn "Erė Pranverore", kur tėrė dritaret e pallatit hapeshin dhe njerėzit lajmėronin njeri tjetrin se po kėndon Vaēe Zela...

Oh, atėherė ne kishim njė fėmijėri tė ēmendur pas Vaēes, duke i dėrguar asaj letra adhurimi qė asnjėherė nuk e morėm vesh nė i ranė nė dorė...Nė fakt ne ishim tė ēmendur pas saj si tėrė njerėzit, qė shqyheshin nė biletari pėr ta parė dhe dėgjuar Vaēen nė Estradėn e Shtetit nė Tiranė, apo nė qytetet e tyre ..

Ishim tė ēmendur si ata ushtarėt qė u zbukurohej jeta e vėshtirė qė bėnin, kur Estradės i binte rruga nga Reparti i tyre. Sepse, kur Ajo kėndonte me zėrin e saj hyjnor, edhe me ato fare pak lėvizje tė hijshme femėrore qė ajo arrinte tė bėnte nė skenė, Vaēja dukej madhėshtore, ishte njė burim i madh frymėzimi pėr ta dashuruar Jetėn mė shumė, por dhe pėr ta dhuruar Jetėn pėr ideale tė mėdha.... Nėn kėtė fokus, Ajo ishte e bukur si Merilin Monro.

Nė vitet e rinisė, shpesh e mendonim dhe krahasonim vazhdimisht Vaēe Zelėn nė skenat mė tė mėdha botėrore krahas divave tė muzikės pop, rock, soul, jazz etj. dhe padyshim talentin e saj tė pakrahasueshėm, vokalin, timbrin, fuqinė dhe vibracionin e zėrit tė saj tė pastėr, e rendisnim pa frikė nė yllėsinė shndritshme tė kėngetarėve tė mėdha tė kohės si Mina, Barbara Straisand, Witney Huston, Mariah Carey… bile shtonim se nėse sistemi qė pėrjetuam nuk do tė kishte penguar lėvizjet drithėruese skenike pėr tė cilat trupi, shpirti dhe energjitė nė rininė e saj ishin tė predispozuara, atėherė do tė shtoheshin dhe tiparet e Tina Turner-it…

Duke u ngitur sėrish nė vitet e jetės sime, kujtoj se afro njė vit mė parė, mė ftuan nė Lushnje pėr tė marrė pjesė nė njė ceremoni dekorimi tė disa personaliteteve me titullin "Qytetar Nderi", ndėrmjet tė cilėve, dy vėllezėr kampione tė gjimanastikės, miq tė mij. Ceremonia do tė zhvillohej nė Kinoteatrin "Vaēe Zela" dhe pėr ēdo personalitet publiku do tė pėrshėndetej me njė kėngė. Miqtė e mi mė kėrkuan qė pėr hir tė tyre ta pėrshėndesja unė publikun lushnjar. Mirė, ju thashė unė... Pėr ju, meqėnėse jeni dy kampionė do tė kėndoj "We are the champions" tė Fred Mercur-it. Ata pranuan duke pohuar se kjo do tė pėrbėnte njė risi pėr kėtė qytet ...

Nė kinotetrin e mbushur plot e me dhjetėra njerėz tė tjerė nė kėmbė, unė ndjeva se atmosferėn e zotėronte njė emer: Vaēe Zela. Ajo ishte nė fjalėn e hapjes, nė fjalėn e prezantuesve, nė fjalėn pėrshėndetėse tė Kryetarit tė Bashkisė e pėrfaqėsuesve tė institucineve tė tjera qėndrore dhe lokale, nė fjalėn e ēdo personaliteti qė do tė nderohej me dekoratėn “Qytetar Nderi”, kėngėtarėt pėrshėndetėn me kėngėt e Vaēe Zeles, nė brohoritjet e qytetarėve Ajo ishte gjithnjė e pranishme.

Dhe unė ndjeva se si e pushtoi dalengadalė shpirtin dhe gjakun tim njė nga kėngėt mė shpėrthyese tė saj me njė finale tė madhėrishme: Mė merr nė krahėt e tua/Si merr fėmijėn Nėna/ Qė ballin tė ma puthė/Edhe Dielli dhe Hena/Unė marr nga Drita Jote/Ti merr nga Zemra Ime/Dhe dorė pėr dore ecim/E shtrenjta Jeta Ime. Kolona zanore e “We are the Champions” tė Fred Mercur-it qė ishte porositur nga unė pėr ta kėnduar ra pėr fajin tim dhe u zėvendėsua me kėngėn e kėnduar a capella prej meje “Rritim Jetėn tonė”, tė cilėn publiku e duartrokiti pandėrprerje jo pėr meriten time, por, sigurisht, tė Vaēe Zeles.

Sepse Populli kėrkon vazhdimisht shpirtin e tij, sidomos nė ēaste kulmore tė jetės, sado tė thjeshta qofshin kėto ēaste nė dukjen e tyre. Dhe Vaēe Zela ėshtė mė shumė se njė kėngėtare e madhe, ėshtė mė shumė se njė artiste e madhe: Eshtė Shpirt … Eshtė Shpirt dhe i nėe Njeriu … Eshtė Shpirt edhe i njė Populli.

Sot tė gjithė nė pėrjetojmė me dhimbje dhe dashuri evenimentin mė tė rėndėsishėm tė jetės sė Vaēe Zeles, kalimin nga jeta e pėrditėshme njerėzore nė pėrjetėsi. Si njė yll i artit shqiptar, qė sapo kaloi nga bota njerėzore nė njė botė hyjnore, Ylli i Vaēes konfiguron tėrė Yllėsinė e artistėve tė brezit tė saj, sepse pėr nga pėrmasa e energjisė dhe rrezatimit ndriēon dhe ngroh shumė fort, thuajse pėrditė dhe me intensitet tė lartė tė dhimbjes e dashurisė. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014