Video

06/02/2014 17:00:45

Raporti pėr pedofilinė: Vatikani debaton me OKBnė

OKB thotė se Vatikani ka shkelur Konventėn e Fėmijėve nė reagimin dhe pėrgjigjen ndaj abuzimeve seksuale me fėmijė nga kleri








QYTETI I VATIKANIT - Vatikani ka akuzuar OKB-nė pėr "deformimin" e fakteve nė njė raport "tė pėrgatitur nė avancė" dhe tė publikuar nė Gjenevė, tepėr kritikues ndaj Kishės lidhur me sjelljen pėrballė abuzimeve tė pedofilisė.

"Mund tė themi se ky raport i Komitetit tė tė Drejtave tė Fėmijėve nė OKB ishte pėrgatitur nė avancė, para takimit me delegacionit tė Selisė sė Shenjtė", u shpreh Monsinjor Silvano Tomasi, vėzhgues nė OKB, gjatė njė
interviste pėr Radio Vatikanin.

"Doumenti i OKB-sė nuk duket i ditėve tė fundit", tha prelati, para se tė specifikonte masat e marra nga Kisha Katolike kundėr kėtyre abuzimeve.
"Ėshtė njė ēėshtje faktesh dhe provash, qė nuk mund tė tjetėrsohen dhe as deformohen!", veēoi ai.

Vatikani ka shkelur Konventėn e tė Drejtave tė Fėmijėve nė reagimin dhe pėrgjigjen ndaj abuzimeve seksuale me fėmijė nga kleri, deklaroi sot shefja e Komisionit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Fėmijėve.

"Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė dhe pozitive, po kanė shkelur Konventėn dhe deri tani vazhdojnė ta bėjnė kėtė, sepse nuk i kanė pėrmbushur tė gjitha obligimet tė cilat i kishin premtuar se do tė ndėrmerrnin", theksoi Kirsten Sandberg. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014