Video

05/02/2014 17:17:49

Hetime mjekėve pėr dosjet me diagnoza

Zbulohen dosje individėsh pėr tė cilat janė vendosur diagnoza nga mė tė ndryshmet, nga ato kronike deri tek mė tė rėndat, ndėrkohė qė nė realitet personat nuk vuajnė nga asnjė sėmundje








TIRANĖ - Nga inspektimet e Shėrbimit Social Shtetėror, nė shumė rrethe tė vendit janė konstatuar dosje individėsh pėr tė cilat janė vendosur diagnoza nga mė tė ndryshmet, nga ato kronike deri tek mė tė rėndat, ndėrkohė qė nė realitet personat nuk vuajnė nga asnjė sėmundje. Duke u nisur nga ky shqetėsim, zv/ Ministrja e Mirėqėnies Sociale dhe Rinisė, Bardhylka Kospiri, ka propozuar se pėr abuzimet qė bėhen nė komisionet mjeko ligjore tė merren masa deri nė heqjen e licencės.

Aktualisht MMSR po evidenton rast pas rasti tė gjitha abuzimet qė janė bėrė nga mjekė tė ndryshėm. Nė bashkėpunim dhe me Urdhėrin e Mjekut do tė diskutohet dhe pėr rritjen e masave penalizuese ndaj atyre qė abuzojnė me vendimet pėr dhėnien e pensionit tė invaliditetit.

Sipas zv /Ministres Kospiri , ”duhet tė rritet gjoba nė masėn 80% dhe gjithashtu tė bėhet dhe pezullimi i tė drejtės sė profesionit pėr njė periudhė kohore, rreth 3 apo pėr 5 vite”.

Shėrbimi Social Shtetėror dhe Ministria e Mirėqėnies Sociale vazhdon kontrollet e skemės sė Ndihmės Ekonomike dhe Pagesave tė Aftėsisė sė Kufizuar. Gjatė muajve tė fundit kėto institucione kanė kallėzuar nė prokurori abuzuesit e skemės sė ndihmės ekonomike dhe pagesave tė paaftėsisė nė disa prej komunave nė vend.

Abuzimet qė janė bėrė nė komisionet mjeko - ligjore nga bluzat e bardha e dėshmon edhe skema e fryrė e ndihmės ekonomike me njerėz qė nuk plotėsojnė asnjė kriter ligjor. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014