Video

01/02/2014 13:09:56

Jeton ne shtepi me 400 gjarperinj

Arrestohet mesuesi 53 vjecar ne Kaliforni






SHBA- Mesuesi i nje shkolle fillore eshte arrestuar pasi policia ka zbuluar te pakten 400 gjarperinj brenda shtepise se tij ne Santa Ana. Fqinjet kane deklaruar se burri ndihej shume i vetmuar pas vdekjes se nenes se tij. William Buchman, 53 vjec, eshte arrestuar me akuzen e “shperdorimit dhe shkaterrimit te kafsheve”, pasi policia eshte shfaqur ne deren e shtepise se tij me nje mandat kontrolli per gjarperinj. Shume prej tyre kishin ngordhur dhe ishin duke u dekompozuar.

Fqinjet theksuan per policine se prej disa kohesh nga shtepia e tij vinte nje ere shume e rende. “Menduam se kishte vdekur dikush”, ka thene Forest Long, qe jeton ne deren perballe. “Nuk mundeshim as te hapnim dritaret e shtepise, pasi ne ate moment gruaja ime niste te villte”.

Nje tjeter fqinj, thekson per policine se era e rende ndihej thuajse nga 70 deri ne 80 metra larg shtepise se Buchman. Ai madje shton se policet kishin tentuar te kontaktonin disa here me pronarin e shtepise por pa sukses.

Drejtori i policise se qytetit, nenvizon se ne shtepi jane gjetur gjarperinj te shperndare gjithandej. Fqinji Forest Long, tha se Buchman ka nisur te behet dhe te ndihet gjithnje edhe me i vetmuar pas vdekjes se nenes se tij. Ata e kane ditur se Buchman merrej me gjarperinjte dhe se blinte rregullisht minj per t’i ushqyer ata. “Ne e quanim ‘njeriu mi’”, ka thene Long, duke shtuar se fakti qe ne shtepi nuk ka patur ndonje kufome njeriu eshte gje e mire. Ata kane menduar qe te organizojne nje feste dhe me ne fund te hapin dritaret, te cilat kishin disa muaj te mbyllura.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Edison Myrteza