Video

31/01/2014 16:25:50

Duhani: banorėt nė protesta

Prodhuesve nuk u shitet duhani








ELBASAN - Banorėt e zonės sė Dumresė protestuan sot pėr shkak tė mbetjes stok tė prodhimit tė duhanit. Sipas banorėve, firma greke “Mika Korēa”, qė blen duhanin e zonės, nuk ka respektuar kontratėn me prodhuesit, duke lėnė kėshtu nė mėshirė tė fatit prodhimin e siguruar nga tė paktėn dy mijė familje qė merren me kultivimin e duhanit.

Sipas banorėve, “ēmimi nga 350 – 450 lekė/kg qė tregtohej mė parė ėshtė ulur nė 200 lekė, por edhe me kėtė ēmim firma ende nuk ka ardhur tė blejė prodhimin, duke lėnė stok njė sasi tė madhe duhani, me tė ardhurat e tė cilit jetojnė banorėt e zonės”.

Nė kėtė kuadėr, banorėt kėrkojnė ndėrhyrjen e autoriteteve pėr zgjidhjen e kėsaj situate.

Fatmir Tafani, i cili kultivon duhanin prej shumė vitesh, bėri tė ditur se “ėshtė nėshkruar njė kontratė mes nesh dhe firmės qė kėta tė fundit ta blejnė duhanin, edhe pse ēmimi ėshtė ulur, ne sėrisht kemi pranuar pasi me tė jetojmė, na ka mbetur duhani stok pasi pėr shkak tė kontratės qė kemi lidhur nuk e kemi shituar atė individualisht. Firma duhet tė jetė korrekte dhe tė vijė tė mbledhė duhanin nė bazė tė kontratės sė lidhur mes nesh, pasi janė shumė familje qė jetojnė me kėtė tregti”.
Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter


HermesNews - ©2014