Video

31/01/2014 15:13:26

Lidhje pragmatike me Moskėn

Orban ėshtė kritikuar mjaft nė Hungari pėr nėnshkrimin sė fundi tė njė kontrate me Rusinė rreth zgjerimit tė centralit bėrthamor hungarez nė Paks









BUDAPEST - Kryeministri konservator hungarez, Viktor Orban, i cili sapo ka nėnshkruar njė kontratė tė shumėpėrfolur me Rusinė pėr zgjerimin e njė centrali bėrthamor, nxiti me forcė sot Bashkimin Europian pėr tė rindėrtuar lidhjet pragmatike me Moskėn.

"BE duhet tė rindėrtojė lidhjet me Rusinė nė njė mėnyrė pragmatike, sepse BE-ja ka nevojė pėr energji pėr zhvillimin e saj tė qėndrueshėm", deklaroi kryetari i qeverisė hungareze gjatė njė konference nė Budapest ku morėn pjesė presidentė tė bankave qendrore evropiane.

"Ju e dini se personalisht jam njė antikomunist i vjetėr, por nėse Evropa nuk bėn gjithēka qė ėshtė e mundur pėr tė marrė energjinė qė gjendet nė Rusi, nuk e di se ku do ta gjejė pėr tė furnizuar ekonominė e saj", tha ai. Orbani ėshtė kritikuar mjaft nė Hungari pėr nėnshkrimin sė fundi tė njė kontrate me Rusinė rreth zgjerimit tė centralit bėrthamor hungarez nė Paks, mesa duket pa tender dhe pa miratimin e parlamentit.

Kritikėt e tij i kujtojnė se kur ishte nė opozitė, ai ka qenė kundėrshtari mė i madh i ēdo afrimi pragmatik me Rusinė. Po lidhur me temėn e energjisė, ai shprehet se “Europa nuk do tė ketė sukses nėse nuk do tė jetė e aftė tė furnizohet me energji me ēmim konkurrues. Dhe pėr kėtė do tė duhet tė rimarrim nė konsideratė rolin e energjisė bėrthamore", theksoi ai.

Hungaria, ish-anėtare e bllokut socialist, ėshtė shumė e varur nga Rusia pėr furnizimin me energji, pasi 80 pėr qind e naftės dhe 75 pėr qind e gazit tė saj vijnė nga Rusia. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014