Video

30/01/2014 15:22:14

BIO do tė shpėtojė ekonominė shqiptare.Standarte tė reja pėr produktet

Vėmendje pėr 'made in albania'. Treg enkas pėr prodhime tė markės shqiptare








TIRANE - Ministri i Bujqėsisė, zhvillimit rural dhe administrimit tė ujėrave, Edmond Panariti, prezanton nismėn Prodho Shqip, tregto shqip e konsumo shqip, iniciativė qė nėnkupton nxitjen e prodhimit shqiptar ‘bio’ si pėr tregtarėt, ashtu dhe pėr konsumatorėt.

Ideja e ministrit Panariti bazohet nė krijimin nė gjithė tregjet e Shqipėrisė tė njė segmenti tė caktuar, ku tė tregohen produktet shqiptare, tė cilat duhet tė jenė tė afishuara si produkte Made in Albania.

Kėtė nismė Panariti e shpalli gjatė njė inspektimi nė merkaton e mishit nė tregun “Avni Rustemi” tė njohur si Pazari i ri, e cila u mbyll muaj mė parė nga Autoriteti Kombėtar i Ushqimit pėr mosplotėsim tė standardeve dhe tashmė ėshtė restauruar brenda gjithė parametrave me nje fond prej 4.5 milionė lekėsh.

Tė pranishėm nė kėtė inspektim ishin dhe prefekti i Tiranės, Sadi Vorpsi dhe kreu i minibashkisė nr 2 Tiranė, Elez Gjosha. Lidhur me nismėn e re, Ministri Panariti u shpreh se kjo iniciativė do tė jetė njė motiv mė shumė pėr nxitjen e prodhimit vendas.

Mendoj se sė afėrmi do jemi sėrish bashkė pėr tė inauguruar kėtė pjesė tė tregut qė do jetė enkas pėr prodhime tė markės shqiptare, u shpreh Panariti.Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014