Video

30/01/2014 10:46:34

Julian Sinanaj rrėfehet. Mori urdhėr nga njė anėtar partie

42-vjeēari ka pranuar se ka kryer 27 vrasje nė 3 shtete, nė Shqipėri, Greqi dhe Itali







(12:00) "Kam bėrė 27 vrasje nė Shqipėri, Itali dhe nė Greqi, ku kam jetuar qė 14 vjeē. Kam marrė pjesė nė shpėrthimet nė gjykatėn e Selanikut nė maj tė 2010-ės, nė zbatim tė urdhėrit qė mė dha anėtari i njė partie politike". Deklarata e tij u publikua sot nga e pėrditshmja To Vima.

Sinanaj, ka deklaruar se ka vrarė dy persona mė 1 korrik tė vitit 2011, jashtė restorantit Mamacas nė Gazi nė tokėn helene.

Sinanaj ka jetuar me familjen nė Greqi qė nga viti 1997, kur ishte 15 vjeē dhe e ka filluar veprimtarinė e tij kriminale dhe vrasjet me kontratė, qė kur ishte ende i mitur.

Oficerėt e lartė tė Policisė sė Greqisė, kanė deklaruar se nė qoftė se kėto dėshmi konfirmohen qoftė dhe pjesėrisht, do tė kemi surpriza dhe zhvillime tė mėdha.



















(11:20) Publikohen pamjet e kamerave tė sigurisė sė aeroportit "Nėnė Tereza", ku tregohet arrestimi i Marion Mitros. Policia tha se se Mitro ėshtė porositėsi i lėndės eksplozive tė vendosur nė makinėn e prefektit tė Vlorės, dt 13 dhjetor 2013 dhe qė u zbulua nė hyrje tė godinės sė Kryeministrisė.

42-vjeēari ishte nyje lidhėse mes biznesmenėve dhe vrasėsit Julian Sinanaj. Ai ishte njė nga vartėsit e kryebashkiakut Shpėtim Gjika.

Ai e ka punėsuar si inspektor nė Inspektoratin Ndėrtimor Urbanistik Vendor tė bashkisė Vlorė. Mitro ka qėndruar nė marrėdhėnie pune nė bashkinė e Vlorės, deri para 6 muaj dhe mė pas ėshtė larguar, pėr arsye ende tė paqarta.



TIRANE - Julian Sinanaj ka ekzekutuar dy persona nė Vlorė dhe ėshtė pėrgjegjės pėr vendosjen e lėndės plasėse nė banesėn e Ardian Kollozit dhe makinėn e Prefektit tė Vlorės, Besnik Dervishi. Ai akuzohet pėr 20 vrasje jashtė Shqipėrisė, Greqi. I riu akuzohet si pjesė e njė grupi terrorist, i pėrfshirė nė shumė krime dhe ngjarje kriminale ne disa qytete. Grupi i pėrfshirė nė ngjarje kriminale nė disa qytete.

Policia ka zhvilluar hetime tė gjithanshme mbi persona tė dyshuar si vrasės me pagesė dhe ka zbardhur zinxhirin, nga porositėsi te ndėrmjetėsit e deri te ekzekutorėt e vrasjeve qoftė me armė qoftė me eksploziv.

Njė grup i mireorganizuar dyshohet tė jetė pėrfshirė nė njė sėrė ngjarjesh tė rėnda tė ndodhura nė qytetet e Tiranės, Durrėsit dhe Vlorės, nė njė hark kohor prej rreth 2 vjetėsh.

Si rrjedhim i njė operacioni tė gjerė policor, pas hetimeve intensive Drejtoria e Policisė Tiranė nė bashkėpunim me Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Durrės, Departamentin pėr Krimin tė Organizuar dhe Krimet e Rėnda nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė dhe Prokurorinė pėr Krime tė Rėnda Tiranė e Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Vlorė bėri tė mundur dokumentimin ligjor tė aktivitetit kriminal tė shtetasve:

Julian Sinanaj, 31 vjeē, lindur nė Elbasan dhe banues nė Vlorė, i pa dėnuar mė parė. N.Gj, 30 vjeē, lindur dhe banues nė Vlorė, i padėnuar mė parė. Genis Bardhyl Mėhillaj, 43 vjeē, lindur dhe banues nė Vlorė, i pa dėnuar mė parė. Andon (Erion) Ismet Mėhillaj, 39 vjeē, lindur dhe banues nė Vlorė, i pa dėnuar mė parė. Marion Mitro, 42 vjeē, lindur dhe banues nė Vlorė, i pa dėnuar mė parė.
















Policia ka mundur tė arrestojė shtetasit J.S, N.GJ dhe Marion Mitro dhe njėkohėsisht tė parandalojė vrasjen e njė biznesmeni.

Policia ka mundur tė arrestojė sot paradite nė aeroportin "Nėnė Tereza", shtetasin Marion Mitro, teksa tentonte tė largohej jashtė vendit.

Ai mendohet se ėshtė porositėsi i lėndės eksplozive qė u vendos nė automjetin e Prefektit tė Vlorės.

Genis Mėhillaj dhe Andon (Erion) Mėhillaj janė shpallur nė kėrkim, pasi

Gjykata e Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda ka vendosur ndaj tyre masėn e sigurisė arrest me burg pėr veprat penale "Vepra me qėllime terroriste".

Marjon Mitro mėsohet se aktualisht kryente detyrėn e inspektorit tė Inspektoratit Ndėrtimor Vendor nė qytetin e Vlorės, ndėrsa ka edhe njė biznes tė tij, bar kafe dhe restorant, nė zonėn e Ujit tė Ftohtė.

Autorėt e dyshuar tė njė sėrė ngjarjesh tė rėnda kriminale, si: Vrasja e shtetasit Sokol Veizi, mė datė 26 gusht 2012 nė Orikum tė Vlorės; Vrasja e shtetasit Agron Ēela, nė datė 20 gusht 2013 nė Vlorė. Vendosje e lėndės plasėse nė banesėn e shtetasit Ardian Kollozi, mė datė 1 qershor 2013 nė Vlorė. Vendosje e lėndės plasėse nė automjetin e Prefektit tė Vlorės Besnik Dervishi, nė datė 13 dhjetor 2013 nė Tiranė. Vendosje e lėndės eksplozive nė motoēikletėn e shtetasit E.B. nė rrugėn Transballkanike nė Vlorė mė datė 24 tetor 2013. Vendosje e lėndės eksplozive nė automjetin e shtetasin E.B. nė Vlorė nė datė 31 gusht 2013.

Gjithēka nisi me arrestimin e J.S, 30 vjeē nga Vlora, i mbajtur nėn vėzhgim nga policia, si autor i mundshėm i disa veprave tė rėnda penale dhe person mė rrezikshmėri tė lartė. Ai kishte njohuri tė posaēme nė prodhimin dhe vendosjen e eksplozivave tė telekomanduar.

Ky person pėrveē aktivitetit kriminal nė vendin tonė, dyshohet se ėshtė autor i mbi 20 vrasjeve me pagesė si dhe veprave tė tjera penale tė rėnda nė shtetin grek.

Nė banesėn qė jetonte me qera J.S. nė Tiranė u sekuestrua njė arsenal i tėrė armėsh dhe lėndėsh plasėse me telekomandat pėrkatėse:

1.Njė Armė zjarri Pistoletė e markės CERVENA ZASTAVA me 15 copė fishekė;

2.Njė Armė zjarri pistolete me dy krėhėra mė 15 copė fishekė;

3.Njė Armė zjarri Scorpions, zhurmė zbutės(silensiatorė;

4.Njė armė zjarri pushkė automatike Mod 63 "Snaiper";

5.Kallepe eksplozivi te dyshuar si Tritol;

6.347 cope fishekė arme zjarri tė kalibrave tė ndryshėm;

7.Granata dore mbrojtese copė 3;

8.Lėndė plasėse e dyshuar si C4;

9.Kapsolla elektrike detonatore copė 8;

10.Ndezes detonator per granata dore copė 3;

11.Pajisje adaptor pėr aktivizim nga distanca tė lėndėve shpėrthyese;

12.14 cope aparat telefonik celulare tė markave tė ndryshme;

13.Bateri telefonash celulare te markave te ndryshme copė 9;

14.Aparat fotografik i markės CANON me fotografi tė personave tė ndryshėm;

15.Tablet elektronik i markės SAMSUNG me pamje filmike;

16.6 copė karta memorie;

17.Targa automjeti AR 003JT, kapuc deveje, doreza pėr punime te ndryshme;

18.Tel pėrcjellės me ngjyrė tė kuqe dhe tė verdhė, shirita ngjitės, kaēavida tė ndryshme pėr punime tė imėta, ēelėsa tė ndryshėm, gėrshėrė me dorezė plastike pajisje elektrike INVERTER, bateri 12 volt;

19.Njė Jelek antiplumb, veshje tė ndryshme, doreza ebaniti pėr armė zjarri pistoletė, doreza tė gomuara;

20.Mbajtėse copė 8 kartė telefonike tė kompanive tė ndryshme telefonike, spina karikues, fisha dhe pajisje Bluetooth;

21.Pasaportė dhe dokumenta nė gjuhėn greke nė emėr tė J.S.;

22.Libreza dhe fatura pėr transferta bankare ne emėr tė kėtij shtetasi;

23.Lekė Shqipetare nė shumėn 52000 lekė tė reja;

Prefekti i Vlorės, Besnik Dervishi, nė lidhje me arrestimin e Marjon Mitros, si personi i dyshuar qė i ka vėnė lėndėn eksplozive C4 nė makinėn e tij.

"Nė Vlorė, e njohin se i kujt klani i pėrket dhe i shėrben. Kam pasur besim tek policia dhe shteti nė tėrėsi. Kam besim se kėsaj ēėshtjeje do t’i shkohet deri nė fund. Kjo ngjarje dėshmoi se, krimi i organizuar mund tė prekė edhe nivele tė larta". Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014