Video

29/01/2014 18:04:27

Rregullat e reja mbi mjedisin

Vendimet e fundit tė qeverisė pėr mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit








TIRANE - Agjencitė Kombėtare tė Mjedisit tani e tutje do tė funksionojnė mbi bazėn e rregullave tė reja, qė pėrcaktojnė organizimin ndarjen e punės, statusin e punonjėsve dhe marėdhėniet e saj me institucionet e tjera.
Njė tjetėr vendim ėshtė ai pėr krijimin e Inspektoratit Shtetėror tė Mjedisit, Pyjeve dhe Ujėrave (nė vijim ISHMPU), si njė institucion qendror publik, buxhetor, nė varėsi tė ministrit pėrgjegjės pėr mjedisin. Misioni i kėtij institucioni ėshtė garantimi dhe respektimi i kėrkesave ligjore nė fushėn e mbrojtjes sė mjedisit, pyjeve dhe ujėrave.

Sot u vendos dhe pėr krijimin e Drejtorisė sė Shėrbimeve tė Peshkimit dhe Akuakulturės, misioni i sė cilės ėshtė pėrmbushja e tė gjitha shėrbimeve tė nevojshme shtetėrore qė lidhen me menaxhimin e infrastrukturės dhe tė dhėnave tė peshkimit e tė akuakulturės, si dhe garantimi e respektimi i kėrkesave ligjore nė mbrojtjen e peshkimit dhe akuakulturės nė Republikėn e Shqipėrisė.

Qeveria gjithashtu miratoi dhe njė propozim tė ministrit tė Zhvillimit Urban dhe Turizmit, qė lidhet me shpronėsmin pėr interes publik tė pronarėve tė pasurive tė paluajtshme, pronė private, qė preken nga ndėrtimi i landfillit ”Bajkaj”.

Njė tjetėr vendim i rėndėsishėm i qeverisė ishte dhe miratimi nė parim i marrėveshjes shtesė tė financimit tė marrėveshjes sė financimit dhe projektit, nėnshkruar mė 13 dhjetor 2007, ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė, pėrfaqėsuar nga Ministria e Financave e Ujėsjellės-Kanalizime Shkodėr, dhe KfW Frankfurt am Main, pėr financimin e programit “Mbrojtja mjedisore e liqenit tė Shkodrės”, me njė shtesė granti prej 3.000 000 (tre milionė) euro-sh.

Mbledhja e sotme e qeverisė miratoi dhe disa vendime me natyrė ekonomike, si kalendarin e menaxhimit tė shpenzimeve publike pėr vitin 2014, miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal pėr periudhėn 2015-2017. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014