Video

27/01/2014 10:30:31

Njė kg kokainė nė Vorė

Policia zbulon trafikun ndėrkombėtar tė drogės








TIRANĖ - Policia e kryeqytetit bėn tė ditur detajet e operacionit tė mbasdites sė vonė tė sė djelės, nė njė servis automjetesh nė Vorė, 15 km larg Tiranės, ku u sekuestruan 1 kg kokainė, ndėrsa u arrestuan dy persona dhe u shpall nė kėrkim njė i tretė. Nė njė deklaratė pėr mediat, Zėdhėnėsja e Policisė sė kryeqytetit, Alma Katragjini bėri tė ditur sot nė mbrėmje se gjatė momenteve tė shkėmbimit tė drogės u arrestuan 35 vjeēari Ilir Mara dhe 22 vjeēari Hasan Rezi, qė tė dy nga Tirana, ndėrsa u shpall nė kėrkim bashkėpunėtori i tyre me iniciale E.K.

Identifikimi dhe arrestimi i kėtyre shtetasve, tė dyshuar si tė pėrfshirė nė trafikun ndėrkombėtar tė drogės, u bė pas njė hetimi 2 mujor, tha Policia. Referuar deklaratės zyrtare, dyshohet se nė bashkėpunim me njėri tjetrin dhe persona tė tjerė, kėta shtetas realizonin trafikun ndėrkombėtar tė drogės sė ardhur nga Hollanda, me destinacion tregun e brendshėm. Bashkė me sasinė e drogės, nė ngarkim tė dy tė arrestuarve, u sekuestrun edhe 15 mijė euro, tė dyshuara si tė pėrfituar nga aktiviteti kriminal, si dhe dy automjete.

Hetimi lidhur me kėtė ngjarje, Policia tha se ėshtė shtrirė edhe nė hetimin pasuror tė tyre, si asete tė mundshme tė pėrfituara pėrmes krimit. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014