Video

26/01/2014 12:57:45

Snowden: kthimi nė Shtetet e Bashkuara i pamundur

Snowden ėshtė shprehur se nuk do tė kthehet mė nė Shtetet e Bashkuara derisa tė kenė ndryshuar ligjet








HermesNews- Snowden ėshtė shprehur se nuk do tė kthehet mė nė Shtetet e Bashkuara derisa tė kenė ndryshuar ligjet, pasi i duhet tė pėrballet me akuza tė rėnda pėr spiunazh dhe vjedhje tė sekreteve shtetėrore. Gjatė njė interviste nė CNN ai shpjegoi se ligji amerikan nuk e mbron pėr aktet qė ka kryer, ndaj ėshtė i detyruar tė mos kthehet.

Nga qershori ai ėshtė i strehuar nė Rusi duke krijuar kėshtu mosmarrėveshje mes dy vendeve. Gjatė qėndrimit tė tij nė Rusi, Snowden ka dhėnė shpesh intervista dhe informacione zakonisht online pėr gazetarėt dhe janė tė shumtė ata qė mbėshtesin kauzėn e tij.

Nga ana tjetėr, Shtetet e Bashkuara nuk kanė qėndruar nė heshtje nė lidhje me kėtė ēėshtje. Mėshira as nuk merret nė konsideratė nė kėtė rast- komentoi gjenerali amerikan Eric Holder.

Publikimi i informacioneve sekrete nga Snowden ka shkaktuar mosmarrėveshje dhe aksidente diplomatike nė Shtetet e Bashkuara dhe nė lidhje me marrėdhėniet e tyre ndėrkombėtare. Snowden si rrjedhojė duhet tė pėrballet me drejtėsinė amerikane e cila parashikon ligje mjaft tė rrepta nė raste tė tilla.

Nė intervistėn e fundit online, Snowden vazhdoi t’i mbahej idesė se jo ēdo lloj spiunimi ėshtė negativ. Sipas tij, shteti pėrfiton biliona dollarė duke cėnuar privatėsinė e qytetarėve, duke qenė se teknologjitė e reja e bėjnė tė mundur dhe tė lehtė pėrgjimin ēdo ditė e mė shumė.

Daniela Vathi