Video

26/01/2014 11:18:54

Rumania paralizohet nga i ftohti

Trafik ajror ishte gjithashtu i rėnduar nė Bukuresht








BUKURESHT - Njė shtresė e trashė dėbore mbulonte sot jugun dhe lindjen e Rumanisė duke shkaktuar mbylljen e tre autostradave, anulimin e rreth 20 udhėtimeve hekurudhore dhe kaos nė trafikun ajror, njoftuan autoritetet.
Rreth 10 rrugė kombėtare ishin gjithashtu tė bllokuara sot pas rėnies sė reshjeve tė shumta tė dėborės qė dje nė mbrėmje, bėri tė ditur Kompania kombėtare e rrugėve nė Rumani.

Trafiku ajror ishte gjithashtu i rėnduar nė Bukuresht, me rreth 10 fluturime tė anuluara dhe me vonesa tė regjistruara, ndėrkohė qė stuhitė e erės arritėn shpejtėsinė 75 kilometra nė orė.

Era solli edhe mbylljen e katėr porteve nė Detin e Zi: Mangalia, Midia, Constanta dhe Agigea. Mė tepėr se 100 fshatra kanė mbetur pa energji elektrike pėr shkak tė stuhirave tė dėborės dhe afro 6 000 persona po punojnė pėr pastrimin e rrugėve nga dėbora.

Rreth 20 rajone nė jug dhe nė lindje tė vendit janė nė gjendje alarmi pėr shkak tė erėrave shumė tė ftohta deri nesėr nė mbrėmje. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014