Video

25/01/2014 14:00:26

A do tė ktheheni pėrsėri nė Shkodėr Kryeministėr ?

Qeveria mbėrrin nė Shkodėr. Bashkia mbyll dyert


























foto©hermesnews2014

SHKODER - Kryeministri Edi Rama, Ministrja e kulturės Mirela Kumbaro dhe Drejtorja e pėrgjithshme e doganave Elsa Spiropali mbėrritėn sot nė Shkodėr (foto), pėr inspektime nė zyrėn e doganave, fototekėn Marubi dhe njė ndalesė nė fund tek Shtėpia e Fėmijės.

Rama pa nga afėr zonėn e Pedonales nė tė cilėn pritet tė ndėrtohet fototeka e re Marubi, aktualisht njė ndertesė e zymtė nėn rrėnoja, ēfarė ka prekur temat e bisedės me disa autoritete qė e shoqėronin.

Investime tė gabuara apo tė papėrfunduara ? Nuk dihet, por sot u pa njė mungesė e theksuar komunikimi me autoritetet lokale, nga tė cilat nuk doli askush t'a presė.



















foto©hermesnews2014

Ka dhe njė opsion tjetėr dhe kjo ka tė bejė me stilin aktual tė politikes nė Shqipėri, urdhra pa negociata, bindje pa pretenduar. Kryeministri i vendit erdhi nė Shkodėr dhe Shkodra sot u izolua dhe mė shumė ndaj mundėsive dhe oportuniteteve pėr fonde, zhvillim, kulturė, progres, mungesė e theksuar demokracie nė qeverisjen lokale.

Izolim dhe kryeneēėsi pa asnjė dobi pėr qytetarėt. Mungesė dialogu dhe akoma njė shkollė europiane politike, e ngelur nė mes. Tė paktėn uroj qė Shkodra tė mos "pėrmbytet" njė ditė pėr shkak tė saj. //HermesNews - ©2014// Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter










Doriana Metollari