Video

24/01/2014 14:23:25

Rikthehen kamikazėt nė Kajro

Sjtohen sulmet kundėr forcave tė rendit nė Egjipt








KAJRO - Tė paktėn pesė persona u vranė sot nė tre sulme kundėr policisė nė Kajro, nė njė klimė tė ashpėr dhune kundėr islamikėve dhe nė prag tė pėrvjetorit tė tretė tė revoltės qė ēoi nė rrėzimin e Hosni Mubarakut nga pushteti. Sulmet kundėr forcave tė rendit janė shtuar nė Egjipt qė nga periudha kur ushtria rrėzoi mė 3 korrik presidentin islamik Mohamed Morsi. ”Dje nė mėngjes njė person priti qė policėt tė hiqnin njė barrikadė qė pengonte kalimin nė rrugėn qė tė ēonte nė selinė e Drejtorisė sė Policisė, nė qendėr tė kryeqytetit, pėr tė vendosur me shpejtėsi makinėn e tij tė mbushur me eksploziv kundėr portės sė rėndė qė pengonte hyrjen nė ndėrtesė”, sipas dėshmisė sė njė oficeri tė policisė tė plagosur lehtė nė kokė. Sipas hetuesve, nuk ėshtė e konfirmuar nėse shoferi i makinės ishte ende nė timon kur ka shpėrthyer bomba, qė shkatėrroi fasadėn e ndėrtesės si dhe disa zyra tė Muzeut tė Artit Islam. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014