Video

24/01/2014 12:46:15

NASA: Diēka e ēuditshme po ndodh me Diellin

Ekspertėt e Nasa-s bėjnė tė ditur se diēka e papritur po ndodh me Diellin































NASA - “Aktiviteti i Diellit ėshtė nė minimumin e tij nė 100 vitet e fundit”- thonė ekspertetėt duke shpjeguar se kushtet nė tė cilat ndodhet aktualisht Dielli pėrngjasojnė mė sė shumti me njė dukuri e njohur si “minimumi i Maunder-it”, emėr me tė cilin njihet periudha qė shkon nga 1645 deri me 1715 ku aktiviteti diellor arriti nė nivele shumė tė ulėta. Astronomėt vunė re rreth vetėm 50 njolla diellore, ndėrkohė qė zakonisht shifrat shkojnė nga 40.000 deri nė 50.000. Ishte pikėrisht nė atė periudhė dhe pėr tė tilla arsye kur ngriu akull lumi Tamiz nė Londėr.

Hulumtuesit mendojnė se “dembelizmi” i Diellit nė aktivitetin e rregullt diellor mund tė shkaktojė dėme tė mėdha pėr njerėzimin dhe se gjithashtu ka rreth 20% mundėsi qė kjo tė sjellė ndryshime tė ndjeshme nė temperaturė dhe klimė. Si rrjedhojė mund tė kemi dimėr mė tė ftohtė tė ngjashėm me atė tė periudhės sė “minimumit tė Maunder-it”.

Studiues tė tjerė, si Lucie Green nga University College London, besojnė se kėtė herė gjėrat mund tė shkojnė ndryshe pėr shkakt tė aktivitetit tė dendur njerėzor, por pasojat konkrete janė ende tė panjohura.

Dikush tjetėr shprehet se kjo gjendje mangėsie nė aktivitetin diellor mund tė ndikojė tek sistemet meteorologjike dhe ka mundėsi qė brėnda 40 vjetėsh Toka tė gjendet nė tė njejtėn situatė tė “minimumit tė Maunder-it”. Vitin e shkuar Nasa pati paralajmėruar se diēka e papritur dhe e ēuditshme po ndodh me Diellin.

Sipas rregullit tė ciklit diellor njėmbėdhjetėvjeēar, ky vit duhet tė ishte viti i maksimumit tė aktivitetit diellor. Numri i njollave diellore, tė cilat zakonisht shtohen gjatė periudhės maksimale tė ciklit, ėshtė ende shumė i vogėl dhe ngurron tė rritet qė nga viti 2011. Gjithashtu ndriēimet diellore kanė qenė jo tė zakonshme. Janė tė shumtė ata qė pyesin nėse Nasa ka gabuar apo vėrtetė aktiviteti diellor ėshtė nė minimumin e tij ndėrkohė qė duhet tė ishte nė pikėn maksimale kėtė vit, siē tregon edhe mungesa e njollave diellore.

Ndėrkohė shkencėtarė astronom si Dean Pesnell e tė tjerė kanė dhėnė shpjegime tė ndryshme pėr dukurinė qė po pėrfshin yllin tonė, pa tė cilin jeta nė Tokė do tė ishte e pamundur. Sipas tyre nuk bėhet fjalė pėr minimumin, vazhdojmė tė jemi nė maksimumin e ciklit diellor, por kėtė herė situata ėshtė ndryshe pėr shkak se nivelet maksimale janė tė dyfishta, pra aktiviteti diellor ka arritur dy herė brėnda sė njėjtės periudhe pikėn maksimale tė tij.

Diēka e ngjashme, sipas studiuesve, ka ndodhur edhe nė periudhėn mes viteve 1989-2001. Nėse vėrtetė dy ciklet nė fjalė janė tė ngjashėm, kjo do tė thotė se pika maksimale e aktivitetit diellor parashikohet tė jetė nė fund tė 2013-ės dhe tjetri nė 2015-ėn. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

Daniela Vathi