Video

24/01/2014 10:45:55

'Japonia dhe Kina janė tė pandashme'

Abe, ftesė pėr dialog Kinės e Koresė sė Jugut






TOKIO - Kryeministri japonez Shinzo Abe pėrsėriti sot ftesėn pėr dialog drejtuar Kinės dhe Koresė sė Jugut, vende me tė cilat marrėdhėniet janė nė pikėn mė tė ulėt qė prej mė tepėr se njė viti.

“Dera ime ėshtė e hapur. Pėr fat qė keq nuk kemi qenė tė aftė tė organizojmė njė samit me Kinėn”, deklaroi ai pėrpara parlamentit japonez.

“Japonia dhe Kina janė tė pandashme. Do t’i vazhdoj pėrpjekjet pėr pėrmirėsimin e marrėdhėnieve tona duke i bėrė thirrje Kinės t’u kthehet parimeve tė marrėdhėnieve tė frytshme pėr tė dyja palėt dhe tė bazuara nė interesa strategjike tė pėrbashkėta”, u shpreh Abe. Nuk ėshtė hera e parė qė Abe bėn njė ftesė tė tillė. Ajo e fundit ishte mė 19 janar, por ajo ishte refuzuar kategorikisht si nga Pekini dhe nga Seuli.

Tė dy kryeqytetet e pėrjashtojnė njė ide tė tillė, pasi janė acaruar edhe pas vizitės sė zhvilluar nė fund tė dhjetorit nga Shinzo Abe nė mauzoleun shintoist Yasukuni nė Tokio, ku nderohen 2,5 milionė tė rėnė pėr Japoninė, por edhe 14 kriminelė lufte tė dėnuar pas vitit 1945. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014