Video

23/01/2014 16:23:29

Shtese ne buxhetin e vitit 2013

Akti normativ parashikon njė shtesė fondesh prej 4.9 miliardė lekėsh








TIRANE - Kuvendi miratoi tė enjten nė seancė plenare Aktin Normativ “Pėr disa ndryshime nė ligjin nr.119/2012, “Pėr buxhetin e vitit 2013”, tė ndryshuar”.

Opozita para se tė niste debati pėr kėtė Akt braktisi punimet e seancės plenare. Akti normativ parashikon njė shtesė fondesh prej 4.9 miliardė lekėsh.

Sipas Aktit Normativ, ministrisė sė Mirėqėnies Sociale dhe Rinisė i alokohet fondi prej 1.9 miliardė lekėsh nė programin buxhetor “Mbrojtja sociale” me qėllim kryerjen e pagesės sė PAK-sė dhe ndihmės ekonomike pėr muajin dhjetor, ndėrsa ministrisė sė Transportit dhe Infrastrukturės i shtohen 3 miliardė lekė nė programin buxhetor “Transporti rrugor”.

Deputeti Ervin Koēi tha se ndryshimet e buxhetit pėrmes aktit normativ erdhėn si rrjedhojė e rritjes sė tė ardhurave nė buxhetin e shtetit deri nė fund tė vitit 2013.

“Maxhoranca e djeshme fliste pėr buxhetin mė tė madh tė historisė sė Shqipėrisė, dhe pėr njė Shqipėri qė po lulėzonte nė kohė krize botėrore, por ne i kėrkuam tė miratonte njė buxhet realist”, tha Koēi.

Sipas tij, kur ata u larguan nga zyra tė ardhurat nė buxhet ishin 4 % mė pak se nė vitin 2012, duke lėnė financat e vendit nė gjendje kotastrofike. Pėr kėtė, vijoi Koci, ne u detyruam tė hartonim njė Akt Normativ pėr tė bėrė tė mundur qė shteti tė ofronte shėrbimet bazė.

Deputeti Anastas Angjeli tha se Akti Normativ plotėson tė gjitha kushtet si nė aspektin ligjor, ashtu edhe nė aspektin e realizmit tė paraqitjes, nė aspektin e pėrgjegjshmėrisė. “E vetmja papėrgjegjshmėri ėshtė papėrgjeshmėria e parashikimit tė tė ardhurave nė buxhet nga maxhoranca e djeshme”, tha Angjeli Qeveria pėrmes nėj Akti Normativ kreu rishikimin e buxhetit tė vitit 2013, duke ulur nivelin e tė ardhurave tė parashikuara pėr t’u mbledhur deri nė fund tė vitit 2013. Por, gjatė tremujorit tė fundit, tatimet dhe doganat rriten performancėn e tyre nė mbledhjen e tė ardhurave, duke bėrė qė qeveria ta rishikonte sėrish buxhetin pėrmes njė tjetėr akti normativ. Opozita gjatė debatit nė Komisionin e Ekonomis[, e ka cilėsuar tė paligjshėm Aktin Normativ. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter

HermesNews - ©2014