Video

23/01/2014 15:14:37

Gaiani per ekstremizmin ne Europe

Interviste me Ambasadorin Italian ne Tirane Massimo Gaiani








TIRANE - Gjate nje interviste ne A1 report me gazetarin Artur Nura, Ambasadori Italian nė Shqipėri, Massimo Gaiani iu pėrgjigj pyetjes nė raport me deklaratat e kryeministrit Rama pėr ekstremizmin nė Europė qė penalizoi statusin e vendit kandidat, pėr vizitėn e presidentit Italian Giorgio Napolitano muajin tjetėr nė Shqipėri, vizitėn e ministrit tė jashtėm turk Davotouglu nė fund-jave si e parė e njė homologu pėr ministrin Bushati qė kish paralajmėruar publikisht vizitėn e homologes italiane si tė parė, prezencėn e ndėrmarrjeve italiane nė Shqipėri dhe asistencėn qė ėshtė dhėnė dhe do i jepet Shqipėrisė nė vitet nė vijim, pėr taksėn e dyfishtė e transportit dhe liberalizimin e noterizimit dhe pėrkthimit tė dokumenteve qė nevojiten nė shtetin Italian dhe padyshim, pėr statusin nė qershorin e ardhshėm.

Artur Nura: Z. Ambasador ndėrsa dihet qė kontributi i vendit tuaj nė Shqipėri ėshtė ndėr tė parėt nė listė, do dėshironim tė na bėnit me dije se cilėt janė prioritet tuaja nė programet pėrkatėse nė raport me vitin qė sapo ka nisur, 2014?

Massimo Gaiani: Faleminderit edhe juve dhe tė gjithė shikuesve qė mė duhet tė them ėshtė kėnaqėsi qė komunikoj me ta nėpėrmjet ekranit tuaj. Pėr vitin qė sapo nisi duhet t’ju them qė programi i qeverisė italiane pėr kėtė vit do tė pėrqendrohet nė tre shtylla tė rėndėsishme. E para ėshtė intensifikimi i raporteve politike. E dyta ėshtė njė tentativė pėr tė forcuar raportet ekonomike dhe tregtare. E treta ėshtė mbėshtetja qė do japim pėr afrimin e Shqipėrisė me Bashkimin Europian.

Nura: I nderuar ambasador, mund tė flasim nė gjuhė konkrete se ku do tė pėrqendrohen kėto shtylla bazė, nė cilat fusha specifike?

Gaiani: Pra siē ju thashė duhet ti bėjmė tė rregullta shkėmbimet e vizitave reciproke. Nė muajin e ardhshėm do fillojė me vizitėn e Presidentit tė Italisė, Giorgo Napolitano e cila ėshtė padyshim shumė e rėndėsishme pėr Shqipėrinė. Pėrtej kėsaj jemi duke punuar pėr vizita tė tjera tė ministrave tė ndryshėm italianė, me qėllime konkrete. Tashmė mund tė themi qė kemi patur edhe mė parė vizita tė rėndėsishme ministrash italianė nė Shqipėri. Ishte ministrja e Jashtme e Italisė, znj. Bonino. Kemi pasur shkėmbime tė vizitave tė Ministrave tė Mbrojtjes, atyre tė energjisė dhe ekonomisė dhe duam tė pėrfundojmė kėto vizita me aktorė tė tjerė tė rėndėsishėm nė fushėn e bujqėsisė, administratės publike, e tė tjera.

Nura: Kuptohet zoti Ambasador edhe nga kjo qė po na prezantoni se, marrėdhėniet e Italisė me Shqipėrinė janė shumė tė pasura, por ju lutem mund tė flasim pėr terma konkrete dhe shifra tė mundshme kontributi tė qeverisė tuaj ndaj vendit tonė?

Gaiani: Marrėdhėniet tona jana shumė intensive jo vetėm nga ana tregtare, por edhe nga ana e investimeve italine nė vendin tuaj dhe veēanėrisht nga ana e asistencės qe Italia i ofron Shqipėrisė. Pėrsa i pėrket raporteve tregtare ne jemi partneri i parė nė Shqipėri, me rreth 2 miliardė euro shkembime qė pėr njė vend me 3 milionė banorė ėshtė sigurisht shumė. Pra kemi rreth 40% tė shkėmbimeve tregtare kėtu. Kemi shkėmbime mallrash por edhe shkėmbime investimesh italiane.

Kemi mbi 400 ndėrmarrje italiane qė punojnė nė Shqipėri, tė cilat, prodhojnė mallra dhe punė kėtu e sigurisht kontribuojnė me vende pune dhe dinamizėm tė ekonomisė i cili shėrben edhe pėr tregun europian dhe pėr tregun ballkanik. Pėr kėtė jemi tė kėnaqur por sigurisht mendojmė se duhet vazhduar tė punojmė dhe e bėjmė me kėnaqėsi.

Po punojmė mė shumė me qeverinė aktuale shqiptare e cila ka emėruar njė grup deputetėsh qė do tė ndjekė sferėn e investimeve italiane nė Shqipėri. Vetė kryeministri Edi Rama ka qenė nė Itali nė njė vizitė tė suksesshme qė fillimisht e nisi nė Bari dhe pastaj nė Romė ku u takua edhe me homologun e tij Enrico Letta ku u fol pėr njė intensifikim tė marrėdhėnieve dhe kontributeve dy paleshė. Ne kemi programuar edhe vizita tė tjera tė kryeministrit tuaj pėr tė tėrhequr investime tė tjera italiane nė Shqipėri.

Mund tė thuhet qė kushtet janė mjaft tėrheqėse dhe tė mira pėr nga probabiliteti qė u ofrohen investitorėve italianė me cilėsi tė mirė tė punės qė ofrohet nga shqiptarėt dhe me kosto relativisht tė ulėt tė kėsaj pune. Njė gjė tjetėr qė ndihmon ėshtė edhe njohja e gjuhės italiane nga qytetarėt shqiptare gjė qė nxit investitorėt tanė pėr tė ardhur dhe projektuar investime dhe realizuar ato. Po edhe politikat dhe mundėsitė fiskale janė pozitive dhe nxisin nė kėtė drejtim.

Nura: Z. Ambasador le tė flasim pėr njė moment i cili ėshtė i rėndėsishėm pėr operatorėt shqiptarė tė transportit tė cilėt kur vijnė nė Itali duhet tė paguajnė njė taksė tė paarsyeshme qė origjinėn e saj e ka qė nga vitet 1960. Ata i kanė kėrkuar dhe kryeministri Rama tė ndėrhyjė qė ky akt i padrejtė tė zgjidhet. Mund tė na thoni se nė ē'stad jemi me kėtė ēėshtje ?

Gaiani: Shpresojmė tė gjejmė njė zgjidhje shumė shpejt. Ėshtė njė fakt pėr tė cilin na vjen vėrtetė keq. Jemi duke punuar me autoritet e ndryshme italiane qė kjo gjė tė zgjidhet. Kemi punuar me ministritė pėrkatėse tė Financave dhe Ekonomisė, por edhe me Ministrinė e Jashtme qė kjo tė zgjidhet. Problemi ėshtė se duke qenė se bėhet fjalė pėr njė kontribut financiar qė hyn tashmė atje, duhet gjetur modaliteti pėr ta zgjidhur kėtė ngėrē.

Nura: Njė pyetje tjetėr qė dua tju bej dhe qė vjen nga qytetarėt e thjeshtė ka tė bėjė me listen e centralizuar qė Ambasada juaj ka nė raport me pėrkthyesit dhe noterėt. Shumė prej qytetarėve tanė i bie tė vijnė nga larg pėr tė kontaktuar kėta profesionistė dhe kėshtu shpenzojnė mė shumė si kohė ashtu edhe para. Do ketė mundėsi qė tė gjendet modaliteti i duhur pėr tu kursyer kėtyre qytetarėve paranė dhe kohėn?

Gaiani: Mė vjen mirė qė mė bėni kėtė pyetje sepse kam rastin tė jap njė informacion qė e kam shumė pėr zemėr. Dua tju them atyre qytetarėve se tashmė kanė njė lehtėsim nė kėtė drejtim. Ne, ambasada jonė ka njė marrėveshje me Postėn Shqiptare e cila pre-supozon qė pjesa mė e madhe e procedurave mund tė bėhen drejtpėrdrejte nėpėrmjet postės me njė kosto shumė tė ulėt dhe, me njė kohė pritjeje shumė mė tė vogėl se mė pėrpara se kjo marrėveshje tė realizohej.

Falė kėsaj marrėveshje qytetarėt shqiptarė mund tė shkojnė nė 9 zyrat e postės shqiptare nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė dhe me njė herė tė shkuar mund ti dėrgojnė nga atja tė gjitha kėto praktika pėr tė cilat ju pyetėt. Do mbetet procedurė tjetėr vetėm pėr njė numėr shumė tė kufizuar praktikash rruga tjetėr, dmth kur bėhet fjalė pėr dokumente tė gjendjes civile apo dokumente juridike. Pėr kėto raste ne ofrojmė pėrkthyesit tanė tė cilėt janė profesionale dhe e bėjnė punėn me njė kosto shumė mė tė ulėt se tė tjerėt. Ne i ftojmė qytetarėt shqiptarė tė vizitojnė sitin tonė nė internet dhe do gjejnė informacionin e duhur.

Nura: Z. Ambasador ju pėrmendet qė ne fillim tė prioriteteve tuaja ėshtė politika dhe unė jam i informuar qė nė parlamentin shqiptar po ngrihet shoqata e miqėsisė parlamentare Italo-shqiptare. Di qė nė Itali jeni shumė mė pėrpara se deputetėt tanė. Mund tė pėrshkruajmė ēfarė ndodh nė parlamentin tuaj pėr kėtė shoqatė tė rėndėsishme politike?

Gaiani: Parlamenti Italian e ka ndėrtuar tashmė grupin e tij parlamentar te deputetėve dhe senatorėve tė partive tė ndryshme tė cilėt janė plote 40 tė tillė. Jemi nė pritje tė ngritjes sė grupit analog nė parlamentin shqiptar qė nė fakt ka nisur nga puna. Mund tė kujtojmė qė vizita e kryeministrit Rama nė Dhjetor 2013 u krye me njė grup deputetėsh tė cilėt do jenė pjesė e kėtij grupi shqiptar tė shoqatės sė miqėsisė parlamentare Shqipėri-Itali. Kėta deputetė tashmė e kanė kryer edhe takimin e parė zyrtar me homologėt e tyre Italinė dhe ai ka qenė shumė i frytshėm. Unė shpresoj qė shumė shpejt tė realizojmė njė sėrė nismash tė cilat janė tė nevojshme nė kėtė drejtim.

Nura: Pėrsa mė rezulton ai grup ka qenė i pėrbėrė vetėm nga deputetė tė shumicės qeverisėse. Pėrsa keni marrėdhėnie me parlamentin shqiptar, besoj janė edhe opozita aktive nė kėtė drejtim?

Gaiani: Kemi pasur lidhje tradicionale me Shqipėrinė edhe nė kėtė drejtim. Dua ta pėrsėris qė grupi italian ėshtė i pėrbėrė nga tė gjitha partitė italiane prezente nė parlament ndaj jam i sigurtė qė kėto marrėdhėnie do tė jenė konstruktive dhe dinamike qoftė me shumicėn qoftė me opozitėn shqiptare nė parlament. Natyrisht qė kėta deputetė si italianė dhe shqiptarė tashmė kanė krijuar edhe lidhje miqėsore tė cilat ndihmojnė shumė.

Po dhe njė pikė qė ju e pėrmendet mė parė. Ju mė folėt pėr asistencėn dhe bashkėpunimin. Kam kėnaqėsinė t’ju them se Italia e mbėshtet nė mėnyrė konstante Shqipėrinė dhe mund tė them qė nga kėto 20 vite tė pluralizmit shqiptar ne kemi dhėnė mbi 700 milion euro asistencė nė fushėn civile. Kėtyre ju shtohen edhe 200 milion euro nė fushėn ushtarake. Pra nė kėtė mėnyrė ne jemi donatorėt kryesorė tė Shqipėrisė deri nė 2012. Ky angazhim i yni vazhdon edhe nė vitin e fundit dhe do tė jetė gjithmonė i pranishėm. Pėr vitin 2013 nuk i kemi shifrat e sakta, por nė kėta vite mund tė thuhet se kemi dhėnė rreth 35 milion euro nė vit.

Kemi akoma njė sėrė projektesh prej 120 milion eurosh dhe kjo do tė na lejojė ta rrisim akoma mė shumė kėtė ndihmė vjetore pėr kėto katėr pesė vitet nė vijim. Pra tė arrijmė deri nė 40 milion euro nė vit. Jemi shumė tė kėnaqur dhe po pėrqendrohemi nė tre sektorė tė cilėt janė: Sektori kryesor ėshtė ai privat duke i dhėnė iniciativave private tė vogla dhe tė mesme pėr ti ndėrkombėtarizuar ato qė tė jenė mė kompetitive nė arenėn rajonale dhe europiane. Gjithashtu edhe fusha e bujqėsisė pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme sepse veēojmė se nė rastin tuaj ėshtė po e rėndėsishme.

Nura: Z. Ambasador folėm deri tani pėr kontributin italian nė Shqipėri i cili duket qartė qė zė vend tė parė nė rastin tonė. Ju thatė qe prioriteti numėr 1 ėshtė politika. Ndjeni tė tillė edhe nga pala shqiptare, pra konsideroheni tė tillė edhe politikisht nė Shqipėri?

Gaiani: Ne kemi njė impenjim shumė tė fortė nė Shqipėri. Nuk pretendojmė tė kemi ekskluzivitetin e kėsaj marrėdhėnie. Por duke parė faktet dhe marrėdhėniet e muajve tė fundit nė tė gjitha nivlet dhe veēanėrisht nė kampin politik janė shumė tė mira. Takime nė vilat kryeministrash dhe ministrash dhe kjo duket e vazhdueshme.

Nura: Z. Ambasador sigurisht qė ashtu ėshtė, por unė kujtoj qė ministri ynė i jashtėm pat thėnė qė vizita e parė prej homologėve tė tij do ishte ajo e ministres Emma Bonino nė Shqipėri dhe ne pamė ministrin turk Davoutoglu i i cili vizitoi Tiranės nė fund javė dhe me kėnaqėsi tha se ishte i pari qė vizitonte Tiranėn...

Gaiani: Natyrisht ne nuk vihemi nė garė se kush ėshtė i pari....

Nura: Por ka tė tjerė qė i bėjnė kėto gara...

Gaiani: Ne mendojmė qė ajo qė ka rėndėsi ėshtė thelbi. Ne kemi shumė pėr zemėr marrėdhėnin me Shqipėrinė. Jemi tė lumtur nėse Shqipėria zhvillon marrėdhėnia kaq intesive edhe me shtete tė tjera. Ne nuk duam tė kemi monopolin e raporteve, por ne besojmė se Shqipėria dhe e gjithė popullata e shikon drejt Perėndimit si rrugėn e vetme tė saj dhe Italinė po ashtu si partner themelor...

Nura: Z. Ambasador pjesa mė e madhe e shqiptarėve e shikojnė Italinė si njė lloj avokati nė rrugėn e integrimti europian. Tashmė ju do merrni presidencėn nė qershor, por deri atėhere si do pėrkufizoheni, si optimist pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat pėr nė BE?

Gaiani: Italia e mbėshtet me tė gjithė peshėn e saj integrimin e Shqipėrisė nė BE dhe kėtė do ta bėejmė edhe nė kėto muaj nė vijim nė mėnyrėn mė dinamike tė mundshme. Ne mendojmė se Shqipėria ka patur zhvillime tė rėndėsishme dhe e meriton kėtė status europian.

Nura: Kryeministri Rama ka thėnė se grupet ekstremiste e penguan statusin tonė nė BE. Ju qė keni njė eksperiencė tė gjatė nė institucionet europiane si mendoni pėr kėtė argument?

Gaiani: Po nė Europė ka zhvillime dinamike dhe forcat e ekstremeve ka marrė mė shumė zhvillim edhe pėr shkaqe konkrete, tė krizave financiare dhe ekonomike. Po kėshtu dihet qė edhe zgjerimi i BE-sė nga kėto organizime politike shihet me shumė skepticizėm, por pėrtej kėsaj ne kemi vėmė re nga ana e tė gjithėve njė qasje pozitiviste ndaj Shqipėrisė. Pėrsėris qė atmosfera nė Europė nuk ėshtė e lehtė. Nuk ėshtė e thjeshtė dhe kemi rritje tė kėtyre grupimeve. Shpesh ka ndodhur qė edhe qeveritė tė marrin sukseset dhe t’ja lėnė Europės problemet dhe gjėrat qė nuk kanė ecur si duhet. Por grupimet qė e mbėshtesin rritjen e Europės ku edhe personalisht bėj pjesė janė shumė mė tė fortė dhe mbėshtetur se ato grupe. Sigurisht ka vėshtirėsi, por unė vazhdoj tė mbetem optimist pėr rastin e Shqipėrisė. Europa ka treguar se di t’i kalojė krizat dhe tė bėjė hapa tė mėdha pėrpara.

Nura: Njė konsideratė tė fundit me pjesėn shqiptare tė kėtij ekuacioni. Si mendoni politika shqiptare, ajo e shumicės dhe ajo e opozitės do e kryej si duhet detyrėn e saj qė ne shqiptarėt tė marrim statusin nė qershor?

Gaiani: Unė kam patur konfirmime pozitive si nga qeverisja se nga opozita tė cilat janė nė favor tė kėtij zhvillimi shumė tė rėndėsishėm. Ata kanė thėnė se rrugėtimi europian ėshtė prioriteti absolut i tyre, mė rezulton qė edhe nga ana e qytetarėve ky rrugėtim mbetet prioritet absolut ndaj them dhe kam besim se do respektohet ky angazhim sepse kjo ėshtė nė interesin e ēdo qytetari shqiptar.

Nura: Ju falenderoj zoti ambasador qė ishit me teleshikuesit tanė dhe folėt pėr kėto projekte politike dhe ekonomike shumė tė rėndėsishme pėr ne.

Gaiani: Faleminderit ju dhe teleshikuesve tuaj, padyshim gjithė shqiptarėve.

HermesNews - ©2014